-Këto ditë në duar të lexuesit shqiptarë do të gjendet libri voluminoz (500 faqe) i publicistit dhe ish ambasadorit Mahi Nesimi ku autori kësaj rradhe (ky është libri i tij i pestë) në mënyrë mjaftë të dokumentuar na pasqyron gjendjen aktuale politiko ekonomike dhe zhvillimet e përgjithëshme në Maqedoninë e Veriut me theks të posaçëm atë të shqiptarëve. Nga përmbajtja e librit vërehet se materja që trajtohet është e ndarë në 14 kaptina dhe si pikënisje është marrë viti 2001, andaj edhe libri hapet me kapitullin Maqedonia e paskonfliktit 2001.
Në pamundësi për të prezantuar dhe analizuar materjen që shtjellohet në 500 faqet dhe të dhënat në tabelat e shumta që e karakterizojnë librin do të shënojmë titujtë e kaptinave dhe të teksteve në çdo kaptinë. Aty në mënyrë të dokumentuar duke ofruar të dhëna konkrete qoftë të institucioneve zyrtare shtetërore ose nga burime të tjera që i ka shfrytëzuar autori përpunohen ngjarje e dukuri gjatë viteve të tranzicionit.
Në kapitullin e parë që shtrihet në 140 faqe i hasim këto tituj.
Shqetësimet e maqedonasve dhe dëshpërimet e shqiptarëve
BE-ja shpërbleu politikën pozitiviste
Shteti në funksion të nacionalizmit maqedonas
Trasohet rruga e dekadës së demagogjisë
Gruevski forcon pushtetin – zbehet ndikimi i shqiptarëve
Dramatizohet skena politike – shqiptarët nuk e gjejnë veten
BDI-ja humbi shansin historik të shqiptarëve
Opozita maqedonase „bombardon” regjimin diktatorial
Çka u dëgjua në „bombat” e publikuara
Ngjarjet në Kumanovë dhe vasaliteti i BDI-së
Abolimi i kriminelëve nxit trazira
Puçi i 27 prillit – rrezikim i rendit kushtetues
Zgjedhjet lokale defaktorizuan shqiptarët
Në vazhdim, pas prezantimit të domumentit MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT gjatë analizës të detajuar autori në tekst të posaçëm i regjistron edhe paqartësitë, të metat dhe lëshime e saj. Pokështu analizohen edhe Kushtetuta, ligjet dhe zbatimi i tyre për të përfunduar me analizë kritike votimit të dyfishtë ose parimit të Badinterit me konstatimin se nga ajo që ka ndodhur deri më tani fitohet përshtypja se votimi i dyfishtë është i panevojshëm.
Në kaptinën e tretë trajtohet PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE duke nisur nga viti 1945. Në këtë kaptinë e gjejmë titullin: Deputetët shqiptarë propozojnë ligj të veçantë ku prezantohet ligji i propozuar në vitin 1992.
LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËS … (viti 2008) sipas autorit ishte blof politik i BDI-së sepse thuajse të gjitha (60) nenet e tij janë miratuar shumë vite më parë kryesisht në vitin 2002.
Në këtë kaptinë i gjejmë edhe këto tituj:
Gjuha shqipe dhe zbatimi i saj në praktikë
Tetova si referim i pozitës së shqiptarëve
Qëndrimi i SDSM-së i befason edhe shqiptarët
Avancim i përdorimit të gjuhës shqipe. Aty e gjejmë edhe analizën për ligjin e fundit i cili tashmë është në fuqi.
Historiku i PËRDORIMIT TË FLAMURIT SHQIPTAR trajtohet në kaptinën IV ku e gjejmë titullin: Ligji aktual – më i disfavorshëm se ai i vitit 1973.
Në kaptinën V NDARJA TERRITORIALE me titullin: Humbja e pushtetit i revolton maqedonasit elaborohet ajo që e ka karakterizuar të kaluarën e shqiptarëve me pozitën në komuna duke nisur nga viti 1965 dhe shkaqet e revoltës së maqedonasvee me ndarjen e re.
Materje mjaftë interesante hasim në kaptinën VI. SHQIPTARËT I AMNISTUAN „XHELATËT” që mban titullin: Figura antishqiptare bëhen kryetarë parlamenti e ministra. Lufta për pushtet e partive politike shqiptare ka shkuar deri aty saqë nga viti 1998 si PDSh-ja ashtu edhe BDI-ja nuk janë preokupuar me të kaluarën komuniste të politikanëve maqedonas dhe janë pajtuar që në poste të larta shtetërore të zgjidhen: Savo Klimovski, Mihajllo Manevski, Lubisha Georgievski, Antonio Milloshoski etj. të njohur si eksponent të theksuar antishqiptar.
REGJISTRIMET E POPULLSISË PROBLEM FONDAMENTAL I MAQEDONISË titullohet kaptina VII që kap rrreth 10 për qind të librit. Aty i gjejmë titujt:
Maqedonasit – të shqetësuar për lëvizjet demografike.
Ku u tretën dhjetëra mijëra shqiptarë.
VMRO-ja i konteston 120 mijë shqiptarë – BDI-ja hesht.
A do të manipulohen turqit dhe torbeshët.
Si e pa regjistrimin një instruktor shqiptar.
Kur dhe si do të mbahet regjistrimi i ri.
Çështjen e regjistrimit të popullsisë autori e nis nga viti 1948 duke u ndalur te dështimi i regjistrimit të vitit 2011 ku nëpërmjet debatit të zhvilluar në Parlament u shpalosën shkaqet që sollën deri te ndërprerja e tij. Veçanti e kësaj kaptine qëndron në faktin se autori në mënyrë shumë koncize na e shpjegon manipulimin historikisht me numrin e shqiptarëve po edhe të tjerëve në Maqedoni. Njëherit ofrohen edhe të dhëna për parashikimin e numrit të banorëve sipas përkatësisë kombëtare deri në vitin 2016.
Debateve të pandërprera të shqiptarëve për numrin e deputetëve që mund të fitojnë në zgjedhjet parlamentare përgjigje adekuate u jepet në kapitullin VIII ku hasen titujt e mëposhtëm:
Numri i deputetëve as 25 për qind
Zgjedhjet e rregullta shkojnë në histori
Zgjedhje që prodhuan krizë politike
Zgjedhje të pabarabarta
Votimi i diasporës
Lista e zgjedhësve problem brengosës.
Problematikën në fjalë autori e përpunon në rreth 30 faqe duke nisur nga zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1990. Të gjitha rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pasqyrohen nëpërmjet tabelave përkatëse. Por autori na ofron edhe rezultatet që do të fitoheshn sikur mbarë shteti të ishte një njësi zgjedhore ose tre njësi zgjedhore. Madje shkohet edhe më tutje dhe prezantohen edhe rezultatet që do të fitoheshin sikur shteti të ishte një njësi zgjedhore kurse shqiptarët të garonin bashkë. Në analizën që i bëhet votimit të diasporës autori thekson se ky votim është i palogjikshëm dhe shpreh mendimin se ai duhet të bëhet sipas modelit të Kosovës
KRYETARI KONSENSUAL, EDHE NJË MASHTRIM është kaptina në të cilën analizohen ndodhitë e para pesë vjetëve kur u çpik termi kryetar konsensual. E gjithë kjo për qëllim kishte dëshirën e BDI-së për tu faktorizuar. Gjatë kësaj kohe sipas autorit partnerët e koalicionit qeverisës simulonin zënka. Është mjaft interesante se autori ofron një zgjidhje të re (të padëgjuar deri më tani) për zgjedhjen e kryetarit të shtetit. Në tekst shpaloset ideja për zgjedhjen në dyshe kryetar – nënkryetar me ç’rast nënkryetari me automatizëm do të ishte kryetar i Parlamentit.
Në kaptinën vijuese pasqyrohet AKTIVITETI I DEPUTETËVE SHQIPTARË NË PARLAMENT gjatë viteve 2006-2016 ku konstatohet se liderët e partive shqiptare kanë qenë më të paregulltit në vendin e punës.
Projektin “Shkupi 2014” e gjejmë në kapitullin XI.
Kapitulli XII titullohet KANTONIZIMI I MAQEDONISË ku gjenden këto tekste:
Zhvillim sipas nevojave të qytetarëve,
Nevojitet strukturim i ri juridiko-kushtetues,
Pse kantonizim dhe çka fitohet prej tij,
Maqedonasit jetojnë në qytete – shqiptarët nëpër fshatra.
Kapitulli vijues bënë fjalë për mundësinë e NDARJES SË MAQEDONISË. Lidhur me këtë “tabu temë” thuhet: Të gjithë popujt e Ballkanit ndihen të dëmtuar. Shtrohet pyetja:
A mund të ndahet Maqedonia. Prezantohen: Dy variantet e ndarjes. Theksohet se: Ndarja e qyteteve është e papranueshme. Njëherit kërkohet edhe përgjigje në pyetjen: Çfarë Maqedonie preferojnë maqedonasit. Autori prezanton edhe mendimmett e Lordit Oven dhe Millosheviqit po edhe të Lorenc Igëbergerit e Sali Berishës lidhur me ardhmërinë e Maqedonisë.
Në libër nuk bëhet fjalë për federalizimin e Maqedonisë por autori thotë se për këtë çështje ekziston një material pune mjaft voluminoz të cilin do të duhej ta jetësoj një strukturë e re politike e shqiptarëve të këtushëm.
ARDHMËRIA E MAQEDONISË është kaptina e fundit e librit ku janë të vendosur titujtë e mëposhtëm.
Bashkërisht drejt progresit.
Intelegjencia shtetërore të ballafaqohet me realitetin.
Politikat antishqiptare dolën të dështuara.
Antikomunizmi në funksion të nacionalizmit maqedonas.
Duhet forcuar patriotizmi shqiptar.
Lidhur me librin në fjalë recensentët: Prof. dr. Jeton Shasivari, Zemri Elezi dhe Hasan Jashari janë shprehur: begatimi i bibliotekës edhe familjare me këtë libër është një pasuri e veçantë, sepse sot çdokush, kurse nesër edhe fëmijët e sotëm do të kenë një pasqyrë solide për të vlerësuar se në çfarë ambienti të përgjithshëm, posaçërisht politik kanë jetuar e janë rritur. (Marrë nga portali ‘TETOVA SOT’)
(ISSDMaqedonia)