Koment nga Selim Ibraimi – Beogradi tani është një fuqi udhëheqëse në Ballkan dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qasje tjetër në lidhje me fuqitë rajonale. Duket se Serbia do të përfaqësojë qëllimet strategjike të Shteteve të Bashkuara në rajon në dekadën e ardhshme dhe kjo politikë do të mbulojë marrëveshjet financiare / ekonomike. Gjithashtu politika e Sh.B.A.-ve ka vendosur të mbrojë vlerat perëndimore kundër Kinës dhe Rusisë në zemër të Beogradit. Diplomacia e Trumanit, Eisenhoverit dhe Kenedit po fryn në Ballkan.
Më tej, marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë do të përcaktohen se si Serbia do të punojë në çështjet strategjike pas Marrëveshjes ekonomike të Uashingtonit. Për shkak të pozitës ndërkombëtare të fuqive botërore, pas Marrëveshjes Ekonomike në Uashington, një kohë me stuhi është përpara për Prishtinën. Kosova duhet të punojë shumë për të arritur qëllimet e mbrojtjes së integritetit territorial.
Do të jetë e vështirë për Kosovën të bëjë më shumë, për shkak të ndarjeve të brendshme. Prishtina duhet të punojë në strategji të ndryshme të politikës së jashtme për t’u përballur me Serbinë dhe për të bindur çdo administratë të Sh.B.A.-ve për një marrëveshje përfundimtare më të mirë me Serbinë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)