Blerim Abedini, ISSD-North Macedonia

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve anembanë botës. Konfliktet qofshin të inicuara politikisht ose nga natyra brengosin njerëzit. Parashikimet apokaliptike mesjetare kundër njerëzimit kanë rritur lutjet drejtuar Perëndisë. Tani situata duket ndryshe. Njerëzit me avancimin e jetës në lëminë e teknologjië, dëmtuan ambientin natyrorë duke aluduar komoditetin si prioritet.

Natyra industriale akoma ka shumë dallime anembanë botës. Shtetet për arritjen e zhvillimeve të menjëhershme modifikojnë natyrën duke nxitur ndryshimet klimatike. Siç mund të shohim, modifikimet e natyrës si ndryshimet klimatike zvogëlon më të shtrenjtën e njeriut, Oksigjenin-O2.
Ndryshimet klimatike janë lufta e re për njeriun. Deri te veturat me rimbushje elektrike jemi larg, varësisht nga buxheti familjarë që posedojmë. Shtetet e zhvilluara janë të parët që do t’i vendosin në komunikacion këta makina. Por edhe për shtetet në zhvillim e sipër ekziston opcioni sikur ajo e viteve 90-ta, kur importoheshin vetura me çmim të volitshëm nga Lindja e Largët.
Tani më veturat kineze përgatiten të eksportohen në vendet tjera me ekonomi të ulët. Sërish këto makina elektrike do t’i shohim në rrugët tona si kohabitacion ndaj veturave të shtrenjta perendimore.
Por, marrëdhëniet e brishta në nivel global ç’faqin barierat si rrjedhojë e interesit individual ose publik. Tani më Unioni Evropian është balansi i gjitha marrëdhënieve të brishta mes lindjes e perëndimit. UE-ja tenton të ruaj marrëdhëniet bilaterale në një nivel të nevojshëm. Kjo pozitë e EU-së solli në vendosjen e barrierave tregtare me SHBA.

Figura 1. Pikat e konflikteve. Kredit- Google

                                                   

Poashtu u zbulua edhe keqpërdorimi i marketingut nga kompania Google e cila u padit nga EU. Gjersa demokratët në SHBA tentojnë të rivendosin shtetin në binarët e vet, republikanët duan të keqpërdorin mediat sociale si që është Facebook. Dështimet e republikanëve do të jenë në sajë të premtimeve të parealizuara dhe votëbesimit gjysmak ndaj presidentit Trump.
Pra, nga 2021 kursi i ri diplomatik mund të ndryshoj shumëçka deri në shlyerjen e marrëveshjeve të vjetra. Ndryshimet klimatike si dirigjuese e drejtimit tekniko-teknologjik do të imponojnë aplikimin e masave korrigjuese nga SHBA dhe tjerët për të mirën e shëndetin të popullatës anembanë rruzullit tokësor. Pra, solidariteti dhe ndërtimi i marrëdhënieve politike të dështuara është sfidë e re dhe frymëzim për botën.