function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Partia e Ahmetit BDI para fraksioneve të reja

Partia e Ahmetit BDI para fraksioneve të reja

Analizë nga Selim IbraimiBashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit afro dy dekada pas themelimit dhe ngjitjes në pushtet të Ahmetit ndodhet para thyerjeve të brendshme në luftën për pushtet në mes fraksioneve. Artan Grubi këshilltari politik i Ahmetit dhe njëherit zv. kryeministri i parë i qeverisë dhe Izet Mixhiti po nga Shkupi zyrtarë i lartë i partisë dhe deputet i Parlamentit, ndodhen para një përplasje të vazhdueshme publike disa mujore me tendencë të shkapërderdhjes së BDI-së para zgjedhjeve lokale apo parlamentare.

Mexhiti një figurë disavjeçare në politikë i ka hyrë rrugës siç thuhet të demokratizimit të partisë, përgjegjësisë ndaj pikave programore dhe monopolit që ekziston nga kontrolli i fjalës së lirë.

Vendimmarrjet në parti dhe disa mospajtime tjera të brendshme që u bënë të njohura në verë të 2020-ës, i hapën rrugën nënkryetarit Mexhiti që hapur të kundërshtojë Ahmetin dhe grupin e afërt të tij për politikat në qeveri dhe në parti. Mexhiti në këtë betejë nuk e ka kundërshtarë vetëm me Grubin, ai duhet të përballojë edhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani i cili është figura më e besueshme e Grubit, Zaevit dhe e Nikolla Dimitrovit.

Grubi dhe Osmani të dy janë personalitete që vijnë nga ish qeveritë e Nikolla Gruevskit dhe të afërt me ish shefin e inteligjencës maqedonase Sasho Mijallkov i cili dha dorëhejqe nga posti në maj të vitit 2015 pas ngjarjeve të Kumanovës nën presionin e ambasadës amerikane në Shkup.

Transformimi i tyre i shpejtë në persona të përgjegjshëm dhe me dinjitet publik, u bë në qeverinë e parë të Zaevit por, të ndikuar plotësisht nga vendimet e LSDM-së pa ndonjë autonomi partiake dhe personale.

Si dy zyrtarë të lidhur me ish pushtetet Grubi dhe Osmani kanë disa avantazhe në këtë konflikt. Ahmeti në të gjitha versionet nuk do ta mbështesë Mexhitin, për shkak të dobësimit të autoritetit të tij në parti dhe frikës nga treshja Zaev-Grubi -Osmani. Shenjat janë që kryetari Ahmeti të mos ndjehet i qetë, pasi ndarja nga Shkupi do të thoshte fillimin e humbjes së fuqisë së partisë dhe copëzimit aq të dëshirueshëm nga jashtë. (ISSDMaqedonia- CSSDMacedonia)

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );