Nga Selim Ibraimi- Konfliktet në partinë Ali Ahmetit BDI po vazhdojnë me intensitet të madh drejt ndarjeve të reja para zgjedhjeve lokale. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së partisë z. Izet Mexhiti tha se nëse nuk ka ndryshime në parti dhe qeveri, partia rrezikon të humbasë zgjedhjet lokale në vjeshtë.
Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani, i cili vjen nga radhët e BDI-së, i hodhi poshtë kritikat e Mexhitit. Kryeministri Artan Grubi sot me ironi i komentoi kërkesat e Mexhitit. Indikacionet tregojnë se për 20 vjet, shumë gjëra të pathëna janë mbledhur në partitë e Ahmetit dhe se ata (grupi) po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i ka amortizuar kërkesat e degës së Shkupit dhe i ka mohuar thashethemet se ka mosmarrëveshje dhe ndarje të thella në partinë e tij.
Gjatë qeverisë së BDI-së me Gruevskin, Artan Grubi luajti një rol kryesor në të gjitha kombinimet politike dhe prapa skenave të qeverisë Përzhino. Gjithashtu, Bujar Osmani mbajti poste të larta gjatë sundimit të Nikolla Gruevskit. Z. Grubi dhe Z. Osmani janë përsëri në pozita të larta në qeverinë Zaev- 2. Sidoqoftë, duhet thënë një gjë se në BDI-në e Ali Ahmetit ka vështirësi për shkak të mentalitetit në udhëheqjen e partisë. Mënyra e vetme mbetet transformimi dhe demokratizimi. (ISSDMaqedonia)
2021-05-26