SELIM IBRAIMI-Ndryshimet kushtetuese që janë hapur në Maqedoni nga Parlamenti janë kryesisht që lidhen me Marrëveshjen e Prespës. Hyrja e politikës qeveritare dhe ditore në këto ndryshime e bën të pamundshme për partitë jashtë bisedimeve të mendojnë se procesi është transaparent dhe i drejtë për sa i përket votimit dhe rrumbullaksimit të procesit në vitin 2019. Mirëpo qeveria i ka hedhur poshtë këto vlerësime.

Shqetësime për mënyrën e pajtimit apo amnestisë së propozuar nga qeveria janë hapur nga partitë shqiptare e sidmos ato të opozitës. Nga ana tjetër, Bashkësia Ndërkombëtare nuk dëshiron të ketë ndikim në këtë proces qeveritar në Parlament.

Ndoshta kanë të drejtë diplomatët e huaj, sepse janë akuzuar nga opozita maqedonase VMRO, se janë përzier shumë në çështjet e brendshme të Maqedonisë duke ja cënuar sovranitetin dhe të drejtën e vendosjes Maqedonisë. Por në prapaskenë diplomatët nëpëmes kanaleve lokale arrinë deri tek qendrat e vendosejs së partive politike shqiptare.

Këtu padyshim rol kanë luajtur grupet e interesit që janë të interesuar që të mbajnë një status-quo tek shqiptarët e Maqedonisë. Në një farë niveli diplomatë të huaj të akredituar në Maqedoni nuk dëshirojnë që paketa e të drejtave të shqiptarëve të hapet dhe statusi i ngrirë të vazhdojë të mbetet për një kohë më të mirë ose të mbyllet tërsisht nga vetë partitë shqiptare në pushtet tani dhe në të ardhmen.

NORMALIZMI i raporteve duhet të bëhet në mes vetë maqedonasëve ndërsa në vazhdimësi marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase nuk duhet të trajtohen. Diplomatët e huaj të akredituar në Shkup po mbajnë anë dhe kjo po bëhet për interesin kombëtar maqedonas. Diplomacia e tillë REZIDENCIALE DHE PUBLIKE e ambasadorëve në Shkup dhe burokratëve që rrinë ulur në zyrat e ministrive të jashtme dhe departamenteve të shteteve përkatëse, ka gjasa të kthehet me prapaveprime në ndërtimin e besimit në mes dy etnive në Maqedoni.

Mbetët që fryma orgjinale e ndryshimeve tek shqiptarët e Maqedonisë të fillojë nga aktorë që do ta lëvzin qytetarin  rëndomtë shqiptar të mos votojë më klientelizmin që e kanë promovuar partitë dhe liderët aktual. Në rast se bëhen pajtime e ndryshime vetëm për një etni e ndërsa në të njëjtin shtet jetojnë po ashtu grupe tjera etnike, atëherë si ka mundësi të njëjtat veprime qeveritare qoftë brenda apo jashtë Maqedonisë të mos kenë efekte tek shqiptarët e Maqedonisë? 

Integrimi dhe stabiliteti nuk mund të arrihen në Maqedoni duke imponuar politika të diskriminimit dhe vazhdimit të status-quos shqiptare në Maqedoni.(ISSDMaqedonia @CSSDMacedonia)

 

Shënim:

Ndalohet  përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social.
Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve.
Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia.