Kurti: Presidenti Vuçiç u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Artikullit 4 të propozimit të BE-së. “Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”- ka deklaruar sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një postim në Twitter. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë në një intervistë për mediat serbe se nuk do të nënshkruajë asgjë rreth implementimit dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB. Analisti polak Jakub Bielamowicz shkruan se presidenti autokratik i Serbisë Aleksandër Vuçiç hedh poshtë ‘marrëveshjen e normalizimit’ që zyrtarët e BE-së tashmë e festuan si një marrëveshje të përfunduar dy ditë më parë. “Por mos prisni ndonjë ndryshim të politikës. Pavarësisht një tjetër poshtërimi, ata do ta lavdërojnë atë si ‘konstruktiv’”.

S. Ibraimi (@ISSDMacedonia)