Nga Selim Ibraimi- Në “Forumin e Prespës”, Zv/ Kryeministri Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke e përdorur figurën e Ali Ahmetit, (kremtimin e ekzilit të tij 37 vjeçar), po vazhdojnë të forcojnë pozicionet e tyre në parti dhe në qeverinë qendrore. Grupi i partisë i udhëhequr nga Izet Mexhiti pothuajse nuk po e vazhdojnë rezistencën kundër dyshes Grubi-Osmani. Ahmeti nuk ka më të ngjarë të heqë askënd nga ekzekutivi. Heqja e tyre nga pozitat e larta është i barabartë me largimin e Ahmetit nga partia dhe politika. Edhe pse dyshja Grubi- Osmani nuk kanë reputacion dhe autoritet në publik, Ahmeti nuk mund të paraqitet as brenda dhe jashtë pa Grubin-dhe Osmanin. Analistët thonë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në partinë e Ahmetit që kur Gruevski përfundimisht në vitin 2017 u dorëzua dhe u largua për në Hungari. Shumica dërrmuese e figurave qendrore të partisë së Ahmetit kanë qenë në bashkëqeverisje me ish-kryeministrin Gruevski.

Forcimi i fundit i dyshes Grubi-Osmani vjen pas kthimit radikal të tyre si reformatorë. Dersia sa në krye të partisë do të jetë Ahmeti dhe do të ketë mjete financiare, partia do të duket e bashkuar. Më tej, askushi nuk mund ta parashikojë të ardhmen e BDI-së, suksesin, dështimet dhe rolin e figurave të sotme që e drejtojnë partinë që doli nga viti 2001. Me këtë, as më pak do të mund ta vlerësojmë se ku do të jetë vendi i Grubit dhe Osmanit pas ikjes së Ahmetit dhe mbylljes së çështjeve të hapura që kanë prodhuar figuara politike të çastit. Kryetari Ali Ahmeti emigroi në Zvicër si i ri pas demonstratave në Kosovë të vitit 1981. Nikolla Gruevski u arratis në vjeshtën e vitit 2018. Përqendrimi i pushtetit dhe i partisë në duart e grupeve që ushqehen pa merita elektorale dhe për synim kanë vazhdimin e jetës politike vetëm për të fituar e jo për të kontribuar, do të mund t’i nxjerrin telashe të reja Ahmetit.