“Serbia është bërë pika hyrëse e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe ekzistenca e mediave të kontrolluara nga Moska është një problem i madh për rajonin”,- tha James Rubin, koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit.
“Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka mbyllur ‘Rusia Today’ dhe Sputnik. Ata mendojnë se mund ta bëjnë disi këtë dhe të arrijnë në Bashkimin Evropian, gjë që më huton. Çdo vend i BE-së, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, mbylli RT dhe Sputnik sepse ato janë armë thelbësore të operacionit ushtarak rus duke gënjyer për arsyet e pushtimit, duke falsifikuar raportet dhe duke mohuar të vërtetat e dukshme”. “Serbia është bërë pika hyrëse e Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, tha Rubin në Bruksel.
(VOA)