Nga Dr.Muaz Agushi- Zgjedhjet Presidenciale 1️⃣9️⃣9️⃣9️⃣

Zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta presidenciale u mbajtën në vitin 1999. Në këto zgjedhje morën pjesë gjashtë kandidatë, ku për herë të parë në mesin e tyre ishin edhe dy kandidatë shqiptarë Muarem Nexhipi nga Partia për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve (PPDSH) dhe Muhamed Halili nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD). Ndërsa kandidatët nga partitë politike maqedonase ishin Boris Trajkovski nga VMRO-DPMNE, Vasil Tupurkovski nga Alternativa Demokratike (AD), Stojan Andov nga Partia Liberal-Demokrate (PLD) dhe Tito Petkokvski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).
Sipas kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov nuk kishe të drejtë të rikandidohej pasiqë kishte shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë dy mandate, edhe pse një grup analistësh të asaj kohe mendonin se sikur të kishte të drejtë të kandidohej për herën e tretë përsëri do ti fitonte zgjedhjet pasiqë gëzonte një popullaritet tejet të madh. Numri zyrtar i votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999 ishte 1.610.340.
Pas votimit të rrethit të parë, i cili u mbajt më 31 tetor, rezultatet e nxorën fitues Tito Petkovskin me 343.606 vota, past tij u renditën Boris Trajkovski me 219.098 vota, Vasil Tupurkovski me 163.206 vota, Muharem Nexhipi me 155.978 vota, Stojan Andov me 111.983 vota dhe i fundit u rendit Muhamed Halili me 45.731 vota dhe 11.013 fletëvotime u shpallën të pavlefshme. Në rrethin e parë në votim dolën 1.050.449 votues.
Në raundin e dytë gara ishe në mes Tito Petkovskit dhe Boris Trajkovskit, ku vota e shqiptarve do të luaj rol të rëndësishëm në zgjedhjen e Presidentit të shtetit. Kandidati shqiptar Muhamed Halili kërkoi nga votuesit e tij që të bojkojtojnë raundin e dytë ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Arbër Xhaferi kërkoi nga shqiptarët që të votohet Boris Trajkovski. Vasil Tupurkovksi, i cili u rendit i treti në raundin e parë, nuk pranoi të japë ndonjë këshillë për votuesit e tij duke i lënë ato vet të vendosin së për kë do të votojnë, kurse Stojan Andov u bëri thirrje mbështetësve të tij që të votojnë për Tito Petkovskin në raundin e dytë.
Rrethi dytë i cili u mbajt me 14 nëntor, u karakterizua me shumë aksidente në tërë territorin e Maqedonisë por më të mëdhatë ishin në pjesën Perëndimore të vendit. Pas numrimit të votave rezultati i rrethit të dytë ishte në favor të Boris Trajkovskit me 592.118 vota kundrejt Tito Petkovskit me 514.735 vota. Karakteristikë në raundin e dytë ishin 17.271 vota të vlerësuara si të pavlefshme. Në rrethin e dytë morën pjesë 1.120.087 votues.
Pas ankesave të shumta dhe mos pranimit të rezultateve nga ana e LSDM-së Gjykata Supreme kërkoi përsëritjen e votimit në disa njësi zgjedhore me datë 5 dhjetor, ku pas përsëritjes së votimit Boris Trajkovski mori 582.808 vota ndërsa Tito Petkovski 513.614 vota.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të rrethit të dytë Presidenti i Republikës së Maqedonisë zgjidhet Boris Trajkovski. Presidenti Boris Trajkovski e humbi jetën në fatkeqësi ajrore më 26 shkurt 2004 dhe sipas Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë, përkohësisht në periudhën kohore nga data 26 shkurt deri në 12 maj të vitit 2004, në krye të shtetit ishte Lupço Jordanovski, titullarë i atëhershëm i funksionit Kryetar i Kuvendit të RM-së.

(II)

#Presidenciale2019