SELIM IBRAIMI- Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Europian (BE) Vlladimir Çizov tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Europën. Disa shqetësime në rritje për anëtarësimin e filluar të Maqedonisë Veriore në NATO janë bërë qysh para se të fillojë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.
Gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së me partnerët e saj, vendi u bë gati për një aleancë ruse duke ju siguruar shërbimeve ruse dhe të gazit hyrje të lehtë në tregun e Maqedonisë dhe hapjen e territorit për vendosjen e armatimit rus në Maqedoni.
Meqense me vonesë, fushata u parandalua me ndërhyjen amerikane në Maqedoni dhe formimin e koalicionit të ri qeveritar për ta ridizajnuar Ballkanin e ri ushtark që do të kishte një rol të ri në Europën e re.
Një variabël që vazhdon ende të analizohet, mbetet Serbia- politika e jashtme dhe ushtarke e Beogradit që për Shtetet e Bashkuara vazhdon të mbetet një shtet që duhet t’i kthehet sferës amerikane.
Dështimi eventual i Uashingtonit për ta shtyrë Serbinë drejt NATO-s do të ishte një “Iron Curtain” ri në Europë dhe në Ballkan me formimin real të blloqeve të reja ushtarake.
”Zona Speciale” do të zhvendosej në Serbi me vendosjen e sistemeve ushtarake ruse në jug të Ballkanit.
Një militarizim i tillë i Europës Juglindore do të paraqiste rrezik permanent për Maqedoninë Veriore. Megjithatë konsensionet serbe janë të mëdha dhe lidhen me ndryshimet territoriale që i kërkon nga Uashingtoni për kthim në Aleancën ushtarake NATO. Meqenëse Maqedonia Veriore e ka filluar procesin e anëtarësimit në NATO, situata e brishtë ndëretnike do të vazhdojë të paraqesë interes për faktorët e jashtëm.
Në Kongresin Amerikan u kremtua 70 vjetori i formimit të Aleancës në kohën e paqartë të presidentit Donald Trump dhe lidhjeve transatlantike. III (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)