NGA SELIM IBRAIMI- Zyrtarë të lartë të administratës amerikane nga Departamenti Shtetit, Philip Ricker, ambasadori në Gjermani i dhe i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, janë mbledhur në Uashington për t’i koordinuar politikat amerikane në rajon, duke e maksimizuar fuqinë e Uashingtonit nëpërmjet marrëveshjeve ndërshtetërore të shteteve me armiqësi të vjetra shekullore dhe duke hapur një fazë të re në zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

1.Paralelisht me gjallërimin e ri të amerikanëve në Ballkan, dy protagonistët siç quhen të shkëmbimeve të territoreve, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër VuçIç ndodhen në Uashington për takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe DASH-it

Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti u gjet e befasuar nga nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Mynih të Gjermanisë gjatë konferencës ndërkombëtare vjetore. Kurti sipas dinamikës së re, ka shumë pak informacione për sa i përket shkallës se deri ku Thaçi dhe Vuçiçi bashkë me Grenell kanë arritur me bisedimet për normalizimin e raporteve.

Pasi opsioni i parë për shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë hasi në kundërshtime nga Gjermania dhe nga ish qeveria e Haradinajt, sipas forcave lëvizëse në Uashington, po hidhet dhe përpunohet ideja e enklavave të pavaruara serbe që për sovranitetin e Kosovës do të ishte një goditje afatgjate dhe me pasoja për rigjenerim në të ardhmen të konflikteve lokale me serbët.

2.Pra, zgjidhjet për Kosovën dhe qeverinë Kurti do të jetë të vështira dhe me mundësi për trazira të brendshme.

Moskoordinimi i brendshëm në mes presidentit Thaçi dhe Kurtit për marrëveshjen e re që do të nënshkruhet, e ka hapur një front të ri që e ka dobësuar Prishtinën dhe forcuar pozitën e Serbisë.

‘Plani i enklavave të pavaruara’ dhe ‘shkëmbimi i territoreve’, janë dy opsionet që Kosovën do ta bëjnë jorezistente si shtet ku qeveria e Kurtit do të ketë pak shumë hapësirë t’i zbatojë reformat dhe luftojë korrupsionin.

Me siguri se këtë nuk e dëshiron Uashingtoni dhe as Brukseli, andaj është koha që gjatë këtij planifikimi të ri rreth Ballkanit dhe Kosovës, të kyçet edhe qeveria e Kurtit.

Përndryshe, plani amerikan për të shkëputur Serbinë nga ndikimi rus duke favorizuar pozicionin serb në bisedime, mund të dështojë në Kosovë dhe në rajon dhe me shpenzime shtesë për ushtrinë amerikane për të mbajtur të gjallë marrëveshjen e re.

Plani Bosnjës (Marrëveshja e Dejtonit, 1995 [dropcap][/dropcap]) nuk duhet të përsëritet në Kosovë apo në hapësirat e përziera etnike të Ballkanit [dropcap][/dropcap] Perëndimor. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

25.2.2020