“Dostllarët” e ministrave krahinorë

Nga Selim Ibraimi- Nepotizmi në Maqedoninë e Veriut nuk mund të kontrollohet dhe aq më keq në qeverinë e re. Tek partitë e vogla që janë të uritura për pushtet financiar dhe zyrtarët zorrëtharë kjo është e natyrshme. Nga një anë duhet të bëhet sistemimi i kuadrove partiake dhe fundja, kjo është në rregull, pasi anëtarësia dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për partinë dhe liderin të vijë në pushtet, meritojnë disa të mira dhe një farë gëzimi.

Një fakt që nuk duhet lënë anësh, është ripunësimi i kuadrove nga ministritë tjera që aktualisht kanë vendime nga ministritë përkatëse dhe vrapojnë po të njëjtit pas pozitave në minstritë tjera, ose thirren nga ministrat në pozita këshilltarësh pasi kanë lidhje farifisnore ose janë “dosta” të ngushtë të klaneve.

Do të ishte mirë, që kryetarët e po atyre partive që thirren në emër të parimeve dhe luftës kundër nepotizmit, tu lënë pak vend anëtarëve dhe rinisë që nuk janë përfaqësuar si duhet përshkak të luftës në mes grupeve dhe klaneve fianciare partiake. Mënyra e tillë e qeverisjes para hapjes së kapitujve me BE-në duhet të të marrë fund, ndërsa minsitrat që kanë vendosur të udhëheqin kinse në mënyrë të  heshtur, zëri i tyre tregon shumë. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)  24.11.2020