SELIM IBRAIMI-Qeveria e re e Zoran Zaevit pritet të votohet në parlament javën e ardhshme. Partitë pjesëmarrëse në qeverinë e tij janë LSDM, BDI, PDSH dhe BESA si pjesë e koalicionit “Mozhemo”.

Në krahasim me qeveritë  tjera, kjo qeveri do të jetë e ndryshme, sepse e pret shumë punë, e jo vetëm fjalë. Ministrat duhet të jenë transparentë dhe të publikojnë të gjitha marrëveshjet dhe shpenzimet mujore.
Në dimër, qeveria e re duhet të hapë kapitujt e saj me Bashkimin Evropian dhe të tregojë shenja të luftimit të korrupsionit. Për më tepër, kjo qeveri duhet të përballet me një pandemi që vazhdon të shqetësojë autoritetet e Shkupit. Nga ana tjetër, ekonomia dhe gjendja sociale e qytetarëve vazhdon të përkeqësohet.
Ndërkohë, shumë ministra të rinj, zëvendësministra dhe drejtorë po ëndërrojnë për karrierën e tyre dhe pasurinë financiare. Në këtë rresht janë grupet e interesit që qëndrojnë prapa tyre dhe kompanitë që presin të fillojnë bizneset pas votimit të qeverisë.
Siç dihet, Ballkani dhe Maqedonia Veriore nuk kanë shkallë përgjegjësie si nga ministrat politikë dhe zyrtarët e niveleve të ulta. Prandaj, nuk do të jetë rastësi që korrupsioni dhe nepotizmi të vazhdojnë të jenë plagë që nuk shërohen kurrë në Maqedoni. Ndoshta disa ministra ëndërrojnë për kompanitë ndërkombëtare, sepse ata kanë kontribuar shumë në interesin e grupit që të prezantohet si kombëtar. Por kjo qeveri nuk ka shumë kohë për lojëra, sepse një opozitë e fortë po e pret atë jashtë, në një moment të vështirë që po kalon e gjithë bota. (@CSSDMacedonia)