Warning: Declaration of tie_mega_menu_walker::start_el(&$output, $item, $depth, $args, $id = 0) should be compatible with Walker_Nav_Menu::start_el(&$output, $data_object, $depth = 0, $args = NULL, $current_object_id = 0) in /home2/gtunionm/cssd-ngo.org/wp-content/themes/jarida/functions/theme-functions.php on line 1854
Brenda pandemisë dhe pas asaj | ISSD
Home / CRITICAL SECURITY / Brenda pandemisë dhe pas asaj

Brenda pandemisë dhe pas asaj

Nga Blerim Abedini, ISSD-NM.

Virusi Omikron si pasardhësi i Deltës do të eksplodoj me “krimin e fundit”! Çfarë pas pandemisë? Sigurisht pritet liberalizimi tregtarë, përmirësim i standardit të qytetarit, rihapja e objekteve hotelerike etj etj. Kriza klimatike megjithatë vazhdon të shkatërroj viset e ndryshme si ato rreth bregdetit, në brendësi të kontinentit, me temperaturat ekstreme(mbi 50°C), Fatkeqësitë tjera natyrore që do të vijnë pas shtimit të ujrave oqeanik, do të rritin migrimet e popullatës në vende të sigurta, po ashtu migrimet nga thatësira, migrimet nga vërshimet, bregdeti, etj. Po ashtu migrimi ekonomik për shkak të papunësisë, bën koncentrimin e popullsisë në një shtet të caktuar. Vërehet akoma etja për luftë, që shërben për fshehjen e krizave të brendshme dhe rritjen e popullizmit.

Sistemet demokratike kanë tendenca të rritjes ekonomike përkundër atyre socialiste që sfidohen me masa rigoroze ndaj ekonomisë. Akoma lufta tregtare është ajo që dikton marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit-Lindjes. Krizat që u paraqitën te disa shtete po ashtu kanë sjellur demokraci për popullatën. Kazakistani nga grushtshteti i pasuksesshëm u çlirua nga diktatori Nazarbajev (Nur-Sulltani) që barti kapitalin jashtë shtetit. Sudani u çlirua nga diktatori epik por akoma ushtria sfidon demokracinë. Qeveria e re izraelite u çlirua nga diktatori Netanjahu që komandonte me shërbimin sekret ushtarak. Me këtë u vendosën marrëdhënie të reja me Emiratet, Turqinë, si dhe u kthyen shtëpitë e palestinezëve të uzurpuar me urdhërin e qeverisë së re. Seancat gjyqësore për korrupsion vazhdojnë për Benjamin Netanjahun. Ukraina si shtet që pretendon NATO-n ballafaqohet me betejën e fundit kundër pushtuesit rus.

Për ndihmë në armatim dhe ushtarë stërvitës u paraqitën Anglia, Kanada, Turqia, ShBA- si udhëheqëse e misionit për shpëtim dhe negocim të mundshëm me Rusinë. Por, me të gjitha këta storije, bota ballafaqohet me një krizë më të madhe se ajo e luftës. Ndryshimet klimatike nuk kanë aleatë as edhe shtete-mike. Rritja e temperaturave deri në 50°C në Australi si dhe në stinën e ardhshme të verës, rrezikon prishjen e balancës të eko-sistemit, derisa niveli i ujit në oqeane do të rritet si dhe do të ketë reshje edhe më të larta të shiut. Disa vende do të përballen me thatësira të mëdha dhe shkatërrim të kulturave bujqësore. Kompanitë refuzojnë të marrin masa kundër CO2 për shkak kostos së lartë. Takimet në nivel botëror për ndryshimet klimatike nuk kanë efekt të duhur. Ekspertët akoma nuk mund të gjejnë zgjidhje ose përbuzen nga lidershipi politik për financimin e projekteve të tyre ndaj ndryshimeve klimatike. Bota është në një kthesë të madhe dhe fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme!

About Admin