function add_custom_script_to_wp_head() { } add_action( 'wp_head', 'add_custom_script_to_wp_head' );
Home / PROGRAMMES / ANALYSIS PLATFORM- ISSDMacedonia / Ambasada Amerikane të marrë një qëndrim të prerë mbi sundimin e ligjit dhe korrupsionit

Ambasada Amerikane të marrë një qëndrim të prerë mbi sundimin e ligjit dhe korrupsionit

Nga Selim Ibraimi- Tragjedia e fundit në Tetovë ka shumë lidhje me sistemin e menaxhimit të objekteve modulare, ndërtimin e tyre, qëndrueshmërinë, personelit dhe shumë faktorëve tjerë si: korrupsioni i lartë në nivel lokal dhe qendror dhe lidhjet e tyre me kompanitë e zyrtarëve të qeverisë.
Këtu është e rëndësishme të hetohen edhe zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit, (BDI) pra ish bashkëpunëtorët e dikurshëm të Nikolla Gruevskit, përkrahës i rusëve në Maqedoninë që dikur ai e drejtonte.

Prej këtu ka shumë rëndësi se si faktori i huaj do ta shohë Maqedoninë e Veriut dhe pse duhet ambasadorët të mbajnë një qëndrim të fortë ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimeve në Maqedoninë e V., pra të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe botës së biznesit privat. Tash e tutje me rastin e fundit, nuk ia vlejnë paratë e taksapaguesve amerikanë të keqpërdoren as për qeverinë e Maqedonisë së V. dhe një pjesë të sektorit civil, disa prej tyre të lidhur ngushtë me zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

Tani është koha e fundit që Ambasada Amerikane në Shkup të marrë një qëndrim të prerë mbi sundimin e ligjit dhe korrupsionit në Maqedoninë e V., të paktën deri diku të forcojë qëndrimin si Ambasada Amerikane në Shqipëri. Pa një hetim të pavarur, humbja e besimit në institucionet do të vazhdojë. Gjithashtu Departamenti i Shtetit do të duhet të rishikojë politikën për Maqedoninë e V. e cila po rrëshqet drejt humnerës ligjore.

Qeveria e SHBA-së që nga vitet e 90-ta, nëpërmes programeve të ndryshme ka financuar dhe mbështetur projekte në Maqedoninë e V. me 1 bilion dollarë. Ambasada Amerikane dhe DASH disa herë janë deklaruar rreth gjendjes së korrupsionit në MV, por pa rezultate në punën e qeverisë dhe organeve përgjegjëse.

Tragjedia e 8 shtatorit në Tetovë, 2021. Foto kredit: Arbnora Memeti, fotoreportere.

About Admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

function add_custom_script_to_wp_footer() { } add_action( 'wp_footer', 'add_custom_script_to_wp_footer' );