Agjendat personale dhe partiake nuk përfaqësojnë diasporën shqiptare të MV-së në Sh.B.A.

NGA SELIM IBRAIMI (Sh.B.A.) Pasi diaspora shqiptare e Maqedonisë Veriore në Sh.B.A. është e përçarë dhe ka mungesë lidershipi në nivelet e administratës amerikane, është e pakuptimtë më tej të mbështeten politika të caktuara partiake, qeveritare apo diplomatike të shtetit maqedonas që kanë për qëllim transformimin e infrastrukturës së shërbimit të jashtëm vetëm për një grup etnik.
Agjendat personale nuk mund të interpretohen si të karakterit të sigurisë kombëtare dhe asesi të përfaqësimit të realitetit dhe problemeve të MV-së në botën e jashtme si çështje të mbyllura. Për më shumë, duhet të lexojmë deklaratën e fundit të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe si liderët tanë aktualisht në fushatë nuk reagojnë.

Ndeshja e projekteve kombëtare me ato partiake dhe shtetërore shpeshherë nxjerr në pah interesat e klaneve në politikë për biznese dhe rritje të kapaciteteve financiare dhe jo përmirësimin e gjendjes së shqiptarëe në MV. Partitë politike shqiptare në MV e kanë rolin e tyre, ndërsa diaspora shqiptare e MV-së duhet të riorganizohet për një përfaqësim dinjitoz të problemeve të shqiptarëve të MV-së në SHBA. Diplomatët maqedonas nuk hapin tema të  çështjeve të shqiptarëve të  MV-së , por as të  punësuarit shqiptarë të promovuar në poste nga zyrtarët maqedonas. E vetmja rrugë mbetet diaspora e forcuar me kuadro dhe dije për gjendjen e shqiptarëve në  MV e jo paraqitjet partiake të pjesërishme dhe të grupeve të caktuara me lidhje me shtetin maqedonas dhe partitë politike. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)