Blerim Abedini, ISSD-NM

Kriza në Afganistan si çlirim psikologjik global. Religjioni i keqpërdoruar për interes politik. Masat autoktone mbi zbutjen e krizave. Përparësitë e kohës mbi tejkalimin e rivaliteteve luftarake ndaj atyre të fuqisë  së butë.

Një reportere afgane në emigracion pyeti “Ku është presidenti im zotëri Ghani, pse iku dhe na la të vuajmë sërish”? Ndërkohë presidenti afgan patë deklaruar se “për arsye të influencimit të gjakderdhjes e lëshoj fronin dhe shkon në ekzil”. Përndryshe z. Biden deklaroi se, “Unë si president nuk do të lejoi të vdesin ushtarë amerikanë sepse Osama Bin Laden është vrarë shumë vite më herët”. Misioni vlerësohet se ka përfunduar Ad-Hok.

1. Ndërmjet ndryshimeve klimatike, pandemisë, varfërisë së paparë- lufta konvencionale është e tepërt. Ndikimi i fuqisë së butë dhe konflikti mbi infrastrukturën kritike amerikane nga hakerët individual rus ishte një shfaqje e fuqisë së butë ruse ndaj SHBA. Ana pozitive e kësaj i takoi ato në Gjenevë për përmbylljen e kësaj kaptine, pra shteti rus t’i ndaloi këto hakerë përndryshe Biden po hakmerrej me masa kundër rrjetit të tyre! Irani si aleatë rus zbuti politikën në sajë të qeverisë së re në Izrael dhe largimit të bishës në pyll! Sauditët të tërbuar si aleate të Benjamin Netanjahut u kthjellën pak kur Irani sulmoi rafinerinë e naftës, dhe ndalimin e blerjes së armatimit parandalues për armët konvencionale që lansoheshin nga Jemeni dhe furnizoheshin nga Irani. Ishte koha që “djalli saudit” ti lutej  “Parisë së Iranit” mos të qëlloj me “meteor”! Lutja u pranua, s’di pse?!

2. Dalëngadalë politika humb rolin përshkak kushteve jo të balansuara shëndetësore, klimatike, shkatërrimeve urbane, migrimeve të shumta përshkak varfërisë dhe dhunës së regjimeve. Bota bile humbi nga Covidi-19 mbi 2 milion njerëz, si dhe ngjashëm vdekjet nga malaria, sida, droga, vetëvrasjet, varfërisë në Madagaskar, mungesës së ilaçeve në Jemen, dhe fobisë për shkatërrimin apokaliptik që duhet me i besu!

Thuan se bota është e rrejshme por pas pensionimit! Të rinjtë mohojnë këtë sepse kënaqen me vrazhdësinë e jetës! Tani bota siç thashë ka probleme më të mëdha se ato politike. Dora e padukshme jopolitike do t’i vë në binarë udhëheqësit e mbetur nga koha e diktaturës së shekullit të kaluar. Siç duket z. Biden hetoi se marrëveshja me gjakëftohësi nuk sjell shumë mundim, bile djalli nënshtrohet ndaj të bekuarit me këtë rast!