Selim Ibraimi-

Zajevi me shokë ka premtue se rrush dhe duhan duhet me i qitë popullit për me e ndalë smundjen ngjitse që e ka kapë sa muj dërzhavën. Pasi vllada e tij me shokët e koalicisë nuk kishte sigurue ma shumë vaksina nga bota, premijeri i ishte drejtue Beligradit me e ndihmue pak, po mos me e qujt pjesë të Kralevinës.

Ketë mot, përveç nihmës që po e jep dërzhava për popullin, rrushi kishte fillue me e u pjekë në kohë të kotit e në Prespë kishin çelë lulet, a duhani ishte rrit shum e ishte shit në dërzhavat e huja me biznismenat e partisë. Beligradi donte me shit cigare- Morava, Jugoslavija dhe Drava në Makedoni, a premieri me prestavnikat e vet shiptar, ishte zotue se ven do ketë plot në dërzhav me shit pak duhan serb e me u bë humanitare.

Dukagjini nuk mund me ja shkue Tikveshit e Prespës për rrush e mollë, ku prestavnikat e çumë, po i tregojn markat e traktorëve me pranverën e re që i pret bujqit. (Skicë #6)