Kompanitë në Ballkan- III (1902-1918)

Blerim Abedini, Instituti për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim, ISSD-NM

Fillimi i shekullit të XX-të pason me ngjarje si në aspektin e inovimeve, biznesit ashtu edhe në luftërat e ndryshme që kanë bllokuar herë pas here zhvillimin ekonomik të një vendi që kishte pozitë gjeostrategjike.

Disa nga momentet më të rëndësishme që rezonojnë me studimin janë:

Në vitin 1900 Kodak prezanton kamerat Brownie.

– Maks Plank (1858–1947) formulon teorinë kuantike, duke bërë supozimin se energjia përbëhet nga njësi e vetme, që ai i quajti kuante.

– Janë dhënë çmimet e para Nobël, në fushat e fizikës, kimisë, mjekësisë, letërsisë dhe paqës.

– Në Newfoundland, Guglielmo Marconi (1874–1937) merr një sinjal radiofonik nga Cornwall, Angli i përbërë nga kodi Morse për shkronjën “S.” Kjo ishte transmetimi i parë transatlantik.

– Lëshohet filmi i parë pa zë, “Grabitja e Trenit të Madh”.

– Vëllezërit Wright arrijnë të bëjnë një fluturim në Karolinën e Veriut.

– Albert Ajnshtajni propozon “Teorinë e Relativitetit” duke shpjeguar sjelljen e objekteve në hapësirë dhe kohë.

– Finlanda, bëhet vendi i parë Evropian që u jep grave të drejtën e votës.

Në 1907, ‘Dhjetë Rregullat e Luftës’ vendosen në Konferencën e Dytë të Paqes në Hagë, që kanë të bëjnë me trajtimin e të sëmurëve dhe të plagosurve, robërve të luftës dhe spiunëve duke përfshirë këtu një listë të armëve të ndaluara.

– Makina e parë elektrike për larje, e quajtur Thor, shitet nga “Hurley Electric Laundry Equipment Company”.

– Forcat sërbe arrijnë në detin Adriatik. Austro-Hungaria kërcënon me luftë kundër Serbisë.

– Kaiser Wilhelm i Gjermanisë i premton mikut të tij, Ferdinand se Gjermania do të mbështesë Austro-Hungarinë në një konfrontim me Serbinë.

– Mbreti Nikolla i Rusisë kërkon mobilizim të ushtrisë ruse në Kiev, Varshavë dhe Odessa- në përgjigje të Austro-Hungarisë që është mobilizuar kundër Serbisë.

Në vitin 1913 Rusia nuk do të mbështesë ambiciet serbe për të fituar daljen në detin Adriatik ose ambiciet e Malit të Zi për të marrë qytetin Shkodër.

– Forcat bullgare rrethojnë qytetin e Adrianopojës, në Traki(që ishte nën Perandorinë Osmane).

– Traktati i Londrës- nënshkruhet në një konferencë ndërkombëtare të ambasadorëve të Evropës. Ajo përqendrohet në kufijtë pas luftës dhe mundohet të zgjidh kontestet nga Lufta e Parë Ballkanike.

Lufta e Dytë Ballkanike. Bullgaria e pakënaqur nga Traktati i Londrës, sulmon ish-aleatët e saj Serbinë dhe Greqinë. Rumania i shpall luftë Bullgarisë.

– Perandoria Osmane i shpall luftë Bullgarisë dhe përparon në Traki.

Traktati i Stambollit i jep fund luftimeve midis Perandorisë Osmane dhe Bullgarisë.

– Viti 1913 mbaron me strategjitë kryesorë në Austro-Hungari që akoma planifikojnë luftën kundër Serbisë dhe Rusisë, sepse drejtuesit ushtarakë të Austro-Hungarisë kanë frikë nga aftësia ushtarake në rritje e Rusisë.

– Në vitin 1914 kryeduku Ferdinand, trashëgimtar i fronit Habsburg në Vjenë udhëton për në Bosnjë pa mbrojtjen e zakonshme(në mbrojtje të Zotit). Në Sarajevë ai vritet.

– Perandori Franz Joseph fillon luftën e tij kundër Serbisë.

– Në 30 korrik 1914 mbreti Nikolla II i Rusisë nënshkruan urdhërin për të mobilizuar ushtrinë e tij, për të mbrojtur Serbinë. Rusia beson se është e nevojshme të mobilizohet kundër Gjermanisë si dhe Austro-Hungarisë.

– Austro-Hungaria i shpall luftë Rusisë. Serbia i shpall luftë Gjermanisë.

– Në 17 gusht 1914 Rusia pushton atdheun e Gjermanisë- Prusinë Lindore.

– Me 1 nëntor 1914 Rusia i shpall luftë Turqisë.

– Me 5 nëntor 1914 Britania dhe Franca i shpallin luftë Turqisë.

– Në vitin 1915 në një betejë pesë-ditore rusët kanë shkatërruar ofensivën e Turqisë.

– Në Galipoli turqit, të udhëhequr nga Mustafa Kemal, do të shtyjnë pushtuesit me humbje. Kemal(Ataturku) shpallet hero kombëtar.

– Në 1916 Bullgaria i shpall luftë Rumanisë.

– Në 1918 Hungaria shpallet Republikë Demokratike. Një bashkim sërbësh (me malazezë), kroatë dhe sllovenë formohet dhe shpallet mbretëria e SKS-së. Shih linkun në: www.fsmitha.com

Kompanitë e themeluara në Ballkan nga 1902-1918

Viti 1902 sjell grupin TITAN në Greqi, që është një prodhues i çimentos dhe materialeve të ndërtimit, duke prodhuar 27 milion tonë metrikë çimento në vit dhe duke punësuar mbi 5,500 njerëz. Kompania mëmë e Grupit është TITAN Cement International (TCI), një kompani belge e renditur në Euronext Bruksel, Euronext Paris dhe bursën e Athinës. Selia ligjore e TCI është në Bruksel, ndërsa selia e saj e menaxhimit është në Qipro.

Viti 1907 u themelua Empiriki Bank– Banka Tregtare e Greqisë (CBG). Në vitin 1922, CBG themeloi Bankën Tregtare në Londër, pastaj degën në Aleksandri në 1925 dhe Kajro. Në vitin 1960 qeveria egjiptiane shtetëzoi të gjitha bankat në Egjipt, duke përfshirë degët e CBG.

Në 1990, CBG riemërtoi filialin e saj në Londër në Bankë Tregtare të Londrës. Në 1996 Banka Bullgare e Investimeve u bë Banka Ndërkombëtare Tregtare (Bullgari). CBG gjithashtu themeloi një degë në pronësi të plotë, Bankën Ndërkombëtare Tregtare të Detit të Zi (Rumani). CBG krijoi një zyrë përfaqësimi në Odessa si dhe Banka Tregtare e Greqisë, Banka Interkomerciale(Shqipëri)S.A. e cila filloi të funksiononte në vitin 2000. Filialet fitimprurëse në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani u integruan në Crédit Agricole. Më pas, dega më pak fitimprurëse në Greqi bie në krizë dhe u shit një vit më vonë te Alpha Bank për 1 €.

Viti 1911 sjell Lavipharm S.A. që është kompania më e madhe e integruar farmaceutike që zhvillon, prodhon, dhe shpërndan produkte farmaceutike, kozmetike, veterinare dhe të shëndetit të konsumatorëve në Greqi dhe ndërkombëtarisht si (Francë, Qipro dhe Shtetet e Bashkuara). Lavipharm S.A ka një gamë të madhe të produkteve si për: Astma, trajtimi dermatologjik, gastrointestinal, neurologjik, kardiologjik, ilaç i përgjithshëm dhe trajtimi i dhimbjes. http://www.lavipharm.com/

Viti 1916. Një grup pronarësh të anijeve në Piraeus themeluan Banque du Pirée (Piraeus Bank; BP). Banka filloi tregtinë në Bursën e Athinës në 1918. Qeveria Greke bleu bankën në 1975 dhe e shndërroi atë në një bankë Universale. Në dhjetor 1991 qeveria privatizoi bankën. Në 1995, Grupi themeloi Piraeus Bank në Rumani me 160 degë dhe një vit më vonë u themelua Tirana Bank, në Shqipëri me 56 degë. Në 1999 mori degën e Xios në Sofje, Bullgari me 83 degë në vend. Në 2005 ajo bleu Eurobank- Bullgaria, Atlas Bank në Serbi, Bankën Egjiptiane Tregtare. Brenda krizës evropiane të borxhit, Piraeus Bank ka qenë subjekt i paketave shtrënguese greke: Fondi “Grek i Stabilitetit Financiar” u bë mbajtësi i tij kryesor i aksioneve që nga 2012 dhe mbeti e tillë deri v.2020. Në Nëntor 2015 Komisioni Evropian miratoi planet e ristrukturimit për Piraeus Bank në 29 Nëntor 2015, duke lejuar një injeksion të ri prej 2.72 miliardë € të fondeve publike, përmes Fondit Grek të Stabilitetit Financiar. http://piraeusbank.gr/

Në vitin 1918 “Kompania e Përgjithshme e Tregtisë dhe Industrisë së Greqisë” u themelua në Pire. Në vitin 1922 kompania u riemërua në Attica Enterprises S.A., më pas në Attica Enterprises Holding S.A. dhe në vonë në Attica Group si anëtare e Bursës së Athinës.

Në vitin 1993 një ekip i ri menaxherial, i kryesuar nga Pericles S. Panagopulos, krijoi degën e anijeve Attica Maritime SA, më vonë u riemërua në Superfast Ferries Maritime S.A. me tipet “Superfast”- I,II,III,IV në vitet 1995-1996. Pastaj u prodhuan anijet e udhëtarëve Superfast VII, Superfast VIII dhe Superfast IX, që shërbejnë në Rostock, Gjermani dhe Hanko në Finlandë.

Në v.2007 Attica hyn në një marrëveshje për t’i shitur Superfast X për një shumë totale parash prej 112 milion Euro. Ajo lundron nga Deti Baltik për t’i shërbyer nevojave të Grupit në rrugët Greqi-Itali në Detin Adriatik dhe në tregun e brendshëm. Në maj 2018, Grupi fitoi kontrollin e “Hellenic Seaways”, kur transaksioni arriti në 142,9 milion€.

Superfast – Traghetti Grecia – Ancona – Bari – Venezia – (superfastitalia.it)