NGA SELIM IBRAIMI- Njëqind vjet më parë shekulli amerikan sapo kishte filluar. Britania, Franca, Gjermania dhe Rusia ishin të rraskapitur dhe të thyer nga Lufta e Parë Botërore.
Vetëm Amerika, megjithë Gripin Spanjoll që gllabëroi globin, doli fituese nga angazhimi i saj në fund të luftës dhe në të njëjtën kohë u ngjit në majën e skenës globale si fuqi mbizotëruese.
Shtetet e Bashkuara arritën të vendosnin shtyllat e para të Lidhjes së Kombeve dhe rendin ndërkombëtar liberal, megjithëse nuk ishin anëtare të Lidhjes për shkak të kufizimeve nga Senati. Kriza ekonomike globale dhe Lufta e Dytë Botërore, e bënë Amerikën edhe më të fortë. Rrezet amerikane të lirisë po përhapeshin në Evropën e pasluftës dhe kërcënimet e reja nga sovjetikët ishin të dukshme për të gjitha kombet e Evropës. Ishte misri i kuq, mielli, qumështi në formë pluhuri i paketuar dhe ushqime tjera nga Shtetet e Bashkuara që shkonin çdo ditë në brigjet e Evropës Perëndimore, Jugosllavisë dhe vendeve të tjera anembanë globit për të mbajtur gjallë popullsinë.
Njëqind vjet më vonë, Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë pandemike si pjesa tjetër e botës, por jo kinezët që duan një botë multipolare, ose me pak fjalë, një botë kineze. Imagjinoni si mund të duket situata ndërkombëtare nën thundrën kineze?! Kjo situatë nuk do edhe aq imagjinatë. Ne jemi duke e parë çdo ditë se si mund të jetë një botë nën dominimin kinez. Ne nuk kemi nevojë për një rend botëror nën udhëheqjen kineze.
Shtetet e Bashkuara po përballen me një dekadë vendimtare, zgjedhjet presidenciale do të përcaktojnë drejtimin e shekullit amerikan. Në të gjithë skenarët, populli amerikan dhe e gjithë bota progresive, një ditë do ta kalojnë këtë gjendje, të imponuar nga aktorët e jashtëm. Kërcënimi i luftës biologjike do të mbetet.
Shekulli i dytë amerikan do të fillojë së shpejti dhe të mos kemi frikë nga një rregull kinez që përpiqet të na imponohet si një mënyrë jetese dhe qeverisjeje.
Mos të mashtrohemi nga autostradat dhe hekurudhat e ndërtuara nga Kina. Gjithashtu, mos merrni më hua nga bankat kineze. Bota që varet nga financat e Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga ne evropianët dhe kombet që kanë marrë ndihma amerikane dhe bukë nga Amerika, sigurisht që ende jetojnë më mirë se kinezët.
Të gjithë kombet e botës që kemi ngrënë dhe vazhdojmë të ushqehemi në hambarët e Amerikës, të bëhemi bashkë në një front kundër së keqes. Demokracitë do të kenë sukses, pasi janë të afta të përballen me kërcënimet e paraqitura nga shtetet diktatoriale. Viti 2020 është vendimtar për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh.
Le të mos e humbasim shansin për të votuar këtë javë dhe të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të rimarrin prestigjin e tyre global. Kjo është ajo që na duhet! (@CSSDMacedonia)
“Diaries on American Geopolitics”- written and edited by Selim Ibraimi
[box type=”shadow” align=”aligncenter” ] Selim Ibraimi –është një analist shqiptaro-amerikan i politikës ndërkombëtare dhe studiues i çështjeve të Ballkanit. Ai u diplomua për gazetari (BA). Ai mban një diplomë master (MA) në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Webster, Scott Air Force Base në Shtetet e Bashkuara. Ibraimi jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara dhe Maqedoni. Ai është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim – Maqedoni (ISSDM). Ibraimi është autor i disa librave dhe botimeve për Ballkanin. Paqja e Ftohtë (10 vjet rikonfigurime gjeopolitike në Ballkan) -2016. Territori i luftës së heshtur (Trende dhe dinamika të reja gjeopolitike në Evropën Juglindore) -2018. Beteja vendimtare (Murtaja e ndryshimeve kufitare në Ballkan) -2019. [/box]