NGA SELIM IBRAIMI- Në një kundër reagim në rrjetin social Twitter, ambasadori amerikan në Gjermani dhe i dërguari special i presidentit Donald Trump Richard Grenell tha se “tarifat duhet të hiqen në mënyrë që investimet të funksionojnë. Kjo është thelbësore”.
Ky është një paralajmërim i fuqishëm i administratës së Trumpit, ekipit të tij për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, se kësaj radhe Departamenti i Shtetit, më shumë presion po i bën palës kosovare për heqjen e tarifave dhe njoftimeve për masa të reciprocitetit nga qeveria e kryeministrit të ri Albin Kurti se sa Beogradit zyrtar.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/122719850090502553.
Zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Dick Custin, tha për Zërin e Amerikës se ambasadori Grenell kurrë nuk ka thënë se “Shtetet e Bashkuara do të anulojnë projektet dhe investimet deri sa qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.
Edhe pse në formë të drejtpërdrejtë zëdhënsi Custin nuk e shfaq qëndrimm e qartë amerikan se Kosova duhet të shmangë provokimet ndaj Serbisë, në gjuhën diplomatike kjo interpretohet se Kosova duhet të krijojë një fushë të hapur për Serbinë që bisedimet të fillojnë në mes shteteve. ShBA për fushatën serbe kundër Kosovës deri më tani përveç deklaratave formale se duhet të ndërpritet, përpjekje serioze nga ambasadori Grenell (vizita e fundit në Beograd) nuk kemi parë dhe në asnjë formë nuk ka paralajmëruar qeverinë dhe presidencën serbe ashtu siç vepron aktualisht me Prishtinën.
Presioni amerikan duhet të jetë i njëjtë për të dyja palët për tu arritur një marrëveshje paqësore serbo-kosovare.
Në rast se është e njëanëshme, atëherë, kjo mund ta ç’përqendrojë qeverinë Kurti, duke favorizuar Serbinë, partitë opozitare në Kosovë dhe dëmtuar procesin paqësor.
Balanca e forcave në Ballkan mund të ruhet vetëm nëse nuk do të kemi aleanca të reja në shpinën e popujve të vegjël. Këtë me siguri e ka të qartë Departamenti i Shtetit dhe administrata amerikane.
Nuk mund të thuhet se çështjet e hapura në Ballkan janë para mbylljes kur Kosova vendoset në pozitë asnjëanëse dhe duke i krijuar veprime sulmuese palës serbe.
Në rast se pakica serbe, tarifat dhe reciprociteti janë probleme shtesë për dialogun, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në Ballkan? (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)