Nga Nijazi Muhamedi-
OSE: SOFIZMAT E PËSHTIRA TË VETËGJUNJËZIMIT (viti 2020)
“… Poshtërimi dhe nënshtrimi i gjuhës së një populli është poshtërim dhe nënshtrim i popullit që e flet atë gjuhë.Mosnjohja e legjitimitetit historik, principit të autoktonisë së një gjuhe është mosnjohje e autoktonisë së popullit që e flet atë gjuhë dhe metaforë që shpreh “pajtimin” për fshirjen e tij nga vendi i gjuhës që e flet.
Kapitulimi gjuhësor, dmth, sofizmat kapitulluese është tallje e të tjerëve me gjuhën e popullit të cilit i takon, është mjerësi e pështirë të cilën një popull nuk guxon ta lejojë,dhe nëse e lejon, është shenjë se ka rënë ose e kanë vënë vedin në derexhe të rëndë gjunjëzimi apo vetëposhtërimi. (@CSSDMacedonia)