- Nijazi Muhamedi – Populli autokton, nuk lyp të drejtat e veta, populli autokton NUK LEJON ASKEND QË T’IA MARRË TË DREJTAT..! ASNJË QEVERI (SHTET) QË FORMOHET MË SË PAKU NJË DITË MË VONË PREJ PRANISË SË POPULLIT TË PARË ATY, NUK KA TË DREJTË T’I CAKTOJË VENDËSIT TË PARË TË DREJTA… SI PËRGJIGJE, SHKURT E SHQIP, GJITHË ATYRE QË KUJTOJNË SE JANË ATA QË NA PASKAN DHËNË DHE NA JAPIN TË DREJTA “TË MËSHIRUARA” NË TOKËN TONË!
- Merxhan Kurtishi, miku im i vjetër, do vlejë edhe këtu tash e tutje, se ajo që është shitur nga politika, në çfarë marrëveshjesh të jetë bërë, e veçmas nëse është bërë me mashtrim e blerje, në të drejtën ndërkombëtare nuk njihet si legjitime, delegjitimohet. Më anë tjetër, shteti që nuk e njeh legjitimitetin e të drejtave të popullatës autoktone për t’i definuar njëjtësisht në Kushtetutë, atëherë, popullit autokton ndërkombëtarisht i njihet e drejta ta kontestojë atë kushtetutë dhe legjitimitetin dhe legalitetin e brendshëm të atij shteti gjersa të futen në kushtetutë, dhe gjer atëherë, ai shtet nga populli autokton duhet të trajtohet SI SHTET JO LEGAL DHE JOLEGJITIM; do mbetet vetëm me “legalitetin dhe legjitimitetin e jashtëm, po ky i brendshmi është më i rëndësishëm se i jashtmi..!
2025-03-03
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.