THE INSTITUTE FOR SECURITY STUDIES AND DEVELOPMENT-NORTH MACEDONIA - INSTITUTI I STUDIMEVE TË SIGURISË DHE ZHVILLIMIT NË MAQEDONINË E VERIUT- ИНСТИТУТ ЗА СИГУРНОСНИ СТУДИИ И РАЗВОЈ ВО СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
Nga Ilaz Kadriu, Chicago-Çka i duhej MV ky luks? A është kjo lojë e Sërbisë, apo dëshirë e Mickovskit?!
Gjersa shteti i Maqedonisë së Veriut (MV) me vite të tëra ka humbur kohë rreth krijimit të mundësive për t’u inkuadruar në strukturat institucionale të BE, tani, papritmas dhe më kohë të rreziqeve globale me fitoren e presidentit Trump, zv/ministrit maqedon me origjinë sërbe i lejohet të sjelli në Shkup një anti-perëndimor të përbetuar, një anti-amerikan edhe më të përbetuar, një aleat të Putinit, një person në listën e zezë amerikane dhe më në fund , momentalisht politikanin më destruktiv në Evropë Milorad Dodik. Me këtë sjellje të papëlqyeshme politike, qeveria e Mickoskit në MV me dashje apo pa dashje, ka filluar të rrëshqasi nga politikat e BE duke tentuar qëllimisht t’i tregojë perëndimit , se ajo (MV) ka edhe opsione tjera në tavolinë.
Kohë më parë, Ali Ahmeti, Rama dhe Vuçiç, putheshin gojë më gojë, kurse tani, Vlenistët ndoshta nuk kanë mundësi të puthen, por gjejnë kurajë të heshtin!
Por, me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, të gjitha shtetet e mëdha janë shumë të kujdesshme duke llogaritur paparashikueshmërine e tij, kurse shtetet e tipit MV, Kosovë, Mal i Zi, Bosnjë, etj., duhet ti masin fjalët 10 herë për të folur një herë. Unë besoj se kjo gjimnastikë diplomatike e MV ishte krejtësisht e panevojshme, kundërproduktive dhe e dëmshme në këtë moment. Bile, unë kisha thënë se për partitë politike shqiptare, ky veprim është edhe provokim. Kohë më parë, Ali Ahmeti, Rama dhe Vuçiç, putheshin gojë më gojë, kurse tani, Vlenistët ndoshta nuk kanë mundësi të puthen, por gjejnë kurajë të heshtin! (@CSSDMacedonia)
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.