Libri “Vitet e Gjermanisë”, i autorit Jusuf Buxhovi, nder të tjera, përcjellë zhvillime që i paraprinin proceseve të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë,

Libri “Vitet e Gjermanisë”, i autorit Jusuf Buxhovi, nder të tjera, përcjellë zhvillime që i paraprinin proceseve të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, ku çështja e Kosovës, ishte vendimtare nëse Jugosllavia do të mbetej apo do të shpërbëhej. Buxhovi sjell në libër fakte të kohës, përvoja të punës së tij në Gjermani, lidhjet që kishte krijuar me faktorë të rëndësishëm vendimmarrës në politikën gjermane. Ai paraprakisht kishte arritur të përfshihej në rrjetin e shkrimtarëve dhe publicistëve gjermanë. Ai vazhdimisht ka bërë hulumtime edhe të lidhjeve që kishte Gjermania me shqiptarët, se pse kishte një interesim të vazhdueshëm të Gjermanisë për Ballkanin perëndimor, me theks të veçantë për shqiptarët…

Jusuf Buxhovi ka qenë korrespondent i përhershëm i gazetës “Rilindja” në Gjermani në vitet 1976- 2000. Kurse prej vitit 2000-2008 krahas veprimtarisë letrare ai është marrë me hulumtime historiografike nëpër arkivat gjermane. (Radio Kosova)

https://fb.watch/wMeNGDU0jz

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.