Nga Urim Hasipi- Qeveria e re do të duhej që të zgjidhte problemin me korrupsionin e lartë në shtet. Ndërkohë prioritet mbetet anashkalimi i shqiptarëve dhe ngulfatja e shqiptarëve, sikurse të ishin një kategori e rrezikuar sociale.
Qeveria e re do të duhej që të merret me ikjen e rinisë, ndërkohë me politikat diskriminuese po e stimulon ikjen e rinisë shqiptare me hapa të përshpejtuar.
Qeveria e re, ku askund në botë, përveçse në Maqedoninë e VERIUT, merr vendime pa pyet qytetarët, edhe kur i pyet nuk respekton mendimin e tyre. Pra, unë dyshoj se është manipuluar anketa me prindërit dhe nxënësit për pushimin pranveror.Ndonjë prind të rrallë mund të ketë që të ketë qenë kundër, por nuk ka nxënës që nuk do pushim.
Askund në botë Ministri (që paguhet nga taksat e qytetarëve) nuk mund të thotë decidivisht JO, vetëm këtu e dëgjon ministrin dhe kryeministrin të thotë JO. Kryesisht për çështjet e shqiptarëve.
Qeveria e re do të duhej që të fillonte me punë, duke rregulluar infrastrukturën e vendit, uljen e taksave për hapje të bizneseve vendore, për tërheqjen e investimeve të mërgimtarëve tanë dhe zonat ekonomike nga një pronë private të bëhen zona të zhvilluara ekonomike. Qeveria në vend se të merret me këtë problem, problem e ka balancerin.
Qeveria e re në vend se të merret me përmirësimin e cilësisë së arsimit, cilësisë së shëndetësisë, të ketë spitale me kushte më të mira, qeveria bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë e kanë prioritet të caktojnë kuadro apo drejtor (shumica maqedonas), dhe të merret me përdorimin e flamurit.
Në vend se qeveria e re të merret me përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm,, me rregullimin e kanalizimeve atmosferike e fekale, merret se si anashkalohet gjuhashqipe.
Qeveria e re në vend se t`u rekomandojë komunave të mëdha që njëherë e përgjithmonë të ndalojnë të japin leje për ndërtime të ndërtesave në zonat urbane, ajo merret se si të zvogëlojë numrin e shqiptarëve nëpër institucioneve.
Qeveria e re, në vend se të luftojë kriminalitetin me mafian urbane, me korrupsionin në gjyqësi, me hapjen e çerdheve, dy çerdhe në rajonin e Tetovës (Tetovë dhe Tearcë) që kanë filluar të ndërtohen në vitin 2019 edhe sot e kësaj dite nuk janë funksionale, qeveria prioritet e ka antishqiptarizmin.
Nuk kena faj ne që të tjerët na ngacmojnë. Nuk kena faj, se të tjerët kanë probleme me të gjithë fqinjët. U pengon pavarësia e Kosovës, u pengon Shqipëria, u pengon Greqia, u penon Bullgaria, u pengojmë ne shqiptarët.