Sipas Mickoskit, me diktat nuk bëhet asgjë. Tani nuk më është në pyetje numri 80. Mickoski shpreson se me fitoren e mundshme të Donald Trampit, lobi i tij (i Mickoskit) në Kongres, Department të Shtetit dhe jashtë DC-së, të hyjë në bisedime me Bullgarinë, ose t’i bëjnë presion Sofjes që të pajtohet për një kornizë të re. Gjasat janë të vogla që të ketë ndryshime këtë vit. 2025 viti ku Mickoski mendon se do të mposhtë Bullgarinë, ndërsa VLEN sugjeron një vijë tjetër që Sofja aktualisht e ka refuzuar. Ditë më parë, takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me përfaqësuesit financiarë nga SHBA ishte një shenjë se kryeministri llogarit shumë në këtë fitore të Trampit. Të gjitha korporatat amerikane janë aktorë globalë në digjitalizim dhe mbështetës të Trampit. Mickoski, pavarësisht lojës së brendshme politike, dhe fërkimeve me Sofen dhe Athinën, do të ketë mbështetje të madhe në Washington, D.C. nga grupet e interesit të krahut të djathtë, administrata aktuale dhe e ardhshme. (Selim Ibraimi)
2024-07-26