Në rrafshin lokal, Ahmeti dhe Mickoski janë në konflikt me opozitën VLEN apo LSDM. Por të mos e rreni veten: në suaza rajoni, janë në konflikt me NATO-n, BE-në dhe Pentagonin

Nga Arsim Zekolli- Shikoni gjërat në kontekst, shikoni rajonalisht për të kuptuar lojën lokalisht. Në këtë moment, kemi bashkërënditje të katër aktorëve që përdorin të njëjtin stil politikëbërje. Miroslav Dodik në Bosnjë, Aleksandër Vuçiq në Serbi dhe Ali Ahmeti e Hristijan Mickoski në Maqedoni. E përbashkëta e këtyre është në mënyrë sistematike “paralajmërojnë trazira”, pa cekur konkretisht se kush do t’i nxit ose provokojë. Kjo qasje e ‘hedhjes së gurit dhe mshefjes së dorës’ në fakt është thelbi i intrigës së koordinuar të klubit stabilokrat gangster (me ndihmë të diplomatëve të kompromituar si Filip Riker, Eskobar, Lajçak) që vet nxisin tensione dhe trazira e pastaj kinse “paralajmërojnë brengosje për eskalimin e gjendjes”. Kështu e bën Ali Ahmeti me spinet e manipuluara se “OSBE paralajmëron konflikte”. Këto broçkulla të Bujar Osmanit mund t’i shet para opinionit të painformuar, por në realitet – nuk ka asnjë paralajmërim për diçka të tillë nga OSBE-ja. Së fundi, paralajmërimet e tilla janë në domenin e institucioneve përkatëse të OSBE-së, e jo të (ish) kryesive, jo të grupimeve joformale apo vendeve të ndryshme. Prandaj, është lajm i rremë. Kështu vepron Hristijan Mickoski i cili kapitulimin total të VMRO-DPMNE-së ndaj Greqisë, Bullgarisë dhe oligarkisë shkupjane, mundohet ta mbulojë me nxitje anti-Shqiptarizmi dhe anti-NATO. Njëkohësisht, problemi i Hristijan Mickoskit është se që tani i është bërë e qartë se një pjesë bukur e mirë e klubit të tij nuk do konsiderohen si të pranueshem nga sistemi ndërkombëtarë i sigurisë. Problemi i Mickoskit është se në Europë po zhvillohet operacion i gjërë i ndjekjes se agjenturave filo-ruse (sidomos në Poloni, Çeki, Austri) dhe kjo – është çështje kohe – ka potencial të përfshihen edhe ca eksponentë të shquar në afërsinë e Mickoskit. Nuk është aspak e rastit që krahës tension-nxitjeve lokale të dyshes Ahmeti-Mickoski, që dje Miroslav Dodik në mënyrë dramatike paralajmëroi konflikte, shkëputje, ndarje, bile edhe arrestimin e tij nga amerikanët. Aq më pak është e rastit që Aleksandër Vuçiq, miku i Ali Ahmetit, sërish nxit tensione me paralajmërime konfliktesh në Republika Srpska ose në Kosovë. Nuk është poashtu e rastit që Partia Demokratike në ShBA kërkon hetime kunder Jared Kushner nën dyshime për tregti me ndikim politik, konkretisht me dyshime se Edi Rama ka dhënë para për Donald Trumpin. Nuk është e rastit që në të njëjtën kohë, vëllau i Vuçiqit (Andrej) dhe vëllau i Edit (Olsi) përnjëherë fillojnë të shfaqen në korelacione me narko banda, serbe ose kolumbiane. Tërë kjo, për të sqaruar një gjë: në rrafshin lokal, Ahmeti dhe Mickoski janë në konflikt me opozitën VLEN apo LSDM. Por të mos e rreni veten: në suaza rajoni, janë në konflikt me NATO-n, BE-në dhe Pentagonin. (Postim i autorit në Facebook, ed. @CSSDMacedonia)