Katerina Shymkevyça (Kateryna Shymkevych), analiste dhe drejtuese e Qendrës Analitike të Studimeve Ballkanike me qendër në Kiev në një postim në rrjetin X ka bërë thirrje që SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë. “SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Serbisë”. “Duhet presion për Beogradin, presion për Vuçiqin, duke ia bërë të ditur se nuk ka lojëra me elitat politike. “Serbia duhet të kuptojë rolin e saj negativ në destabilizimin e Ballkanit. Duhet një pauzë në euro-integrimin e Serbisë”.