Nga Urim Hasipi- Drejtorët nuk i emëron sindikata. Zhvillimet e fundit në të ashtuquajturën “Makedonska navigacija” nuk duhet të kalojnë pa ndëshkime, si për drejtorët poashtu edhe për personat që kanë hyrë në një vend ku cënohet siguria kombëtare. Por, Sindikata duhet që urgjentisht të tërheq ultimatumin, sepse nuk ka të drejtë të tallet me tatimet tona. Sindikata nuk proteston se u mungon buka, apo kanë paga të ulta, por proteston me urdhër të opozitës maqedonase. Fjalori i tyre është i njejtë me partitë opozitare, “makedonska javnost”, “makedonsko nebo” e kështu me rradhë duke i dhënë ngjyrime etnike këtij problemi. Ata nuk protestojnë për kushte më të mira. Ata paguhen në bazë të kontratës për punë. Kanë nënshkruar se do të punojnë për mirëmbajtjen e fluturimeve. Ata nuk janë aty, të shitnin mend. Ata nuk janë aty të mendojnë, ka kush që mendon, por ata duhet të punojnë! Nëse dikush ka ndërhyrë në punën e tyre dhe ka cënuar sigurinë e tyre, është problem tjetër. Ka organe që merren me këtë punë. Nësë organet nuk marrin masa nuk është puna e tyre të bojktojnë punën për të cilën paguhen. Sepse kjo praktikë është e keqe dhe sindikata duhet të përfundon në burg. Sepse pdo udhëtarë që do të humb fluturimin, për këtë fajin do e ketë sindikata. Nëse eventualisht ka krizë humanitare, fatkeqësi elementare natyrore dhe aeroporti mbyllur, kjo i vjen se do të vdesim të gjithë. Të rikujtojmë se në periudhën e Covid-it, vetëm këta gangstera kanë punuar dhe kanë marrë rroga të plota derisa populli vdiste prej urisë. Dihet botërisht dhe ata e dijnë më së miri se aeroportet nuk janë mbyllur edhe në kohë lufte dhe aeroportet duhet të jenë në dispozicion 24 orë nesë në një aeroport tjetër një aeroplan nuk mund të aterojë. Nuk mbyllet aeroporti se dikujt i është kujtuar. Të pëlqen do rish e do punosh, nëse nuk të pëlqen dil e mos puno. Aeroporti nuk është pronë private e sindikalistëve. Nuk e kanë sjellur aeroportin prej shtëpie. Kujt nuk i pëlqen të punoje le ta merr kuferin, e jo të mbajë peng një vend të tërë. Nëse eventualisht do të ketë delegacion nga NATO, BE ose SHBA, do të anulohen fluturimet se i është kujtuar sindikatës. Sindikata merret me të drejtat e puntorëve dhe me kushtet, e jo me politikë. Në këtë rast është kryekëput politikë. Kjo i vjen kështu. Nesër i kujtohet mjekut-operues dhe thotë nuk operoj se në ministrinë e shëndetësisë ka nepotizëm. Çka të intereson ty politika e ministrisë. Pacienti ka nevojë për operim, udhëtari ka nevojë për aeroplan. Nesër i kujtohet policisë e ushtrisë, hajt se punët nuk janë mirë në ministri ene hajt do të bojktojmë punën. Praktika e keqe nuk ka fund. Drejtorët nuk janë aty të vendosur nga sindikata por nga institucione tjera. Një rast i këtillë desh ndodhi në Shqipëri në 2021. Ama atje ka shtet, ka qeveri. Rama u tha nëse nuk ju punohet ka zëvendësim edhe pikë. Sot nuk kërcënohet siguria kombëtare e Severnës por siguria e Nato-s. Në një shtet të Natos ndodhë që sindikata ta mbajë peng një shtet të tërë. E patolerueshme. Sepse, kush garanton që ajo sindikatë që është nën kontroll të opozitës maqedonase, nuk koordinohet me qarqet ruse në vend. Për më shumë, ju që mendoni se jam gabim faktet i gjeni të profili i Fb., i kryetarit të ‘gangsterave’ të aeroportit- Aleksandar Tasevski. Ai poston një shkrim ku flet gjërë e gjatë për përgjegjësinë që kanë kontrollorët dhe nga ana tjetër është ekspert për shëndetësi, urbanizëm, kaos në rrugë e kështu me rradhë. Shifni profilin e tij para se të komentoni te unë!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10227904638594269&set=a.4597871437729.