“Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për Aneksin Zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”. “Palët janë angazhuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”,- tha Josep Borell.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është arritur “një lloj marrëveshje”. Kurti dhe Vuçiq diskutuan për më shumë se dhjetë orë, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se u ra dakord që brenda 30 ditëve të formohet një komision i përbashkët monitorues që do të kryesohet nga BE-ja. “Po ashtu është rënë dakord që menjëherë të fillohet me formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe”. https://www.slobodnaevropa.org/a/32323150.html?fbclid=IwAR1fzy_OYDjX8f6HKH6rryEktUbNptGqLh-gwaMjwhAClhEuDyfAQqyhZJE
“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell. https://www.koha.net/arberi/370160/takimi-i-nivelit-te-larte-ne-oher/
Portalb.mk publikoi pikat kryesore të marrëveshjes. U publikua marrëveshja Kosovë-Serbi, këto janë detajet – PORTALB
Diplomatët amerikanë mendojnë se brenda vitit Serbia dhe Kosova do të jenë në gjendje të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare. (S. I. @CSSDMacedonia)