Jasmin Mujanoviq: Thirrjet për asociacione janë një përgjigje logjike ndaj SHBA-së dhe BE-së që bartin ujë për “botën serbe” të Vuçiqit

Studiuesi boshnjak Jasmin Mujanoviq në një postim në Twitter thotë se me rritjen e presionit ndaj qeverisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të pranuar “Assoc. të komunave serbe”, një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për ekuivalentin e saj. Të njëjtën thirrje e kanë bërë edhe boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi. Sipas tij “kjo është një përgjigje logjike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që bartin ujë për “botën serbe” të Vuçiqit”. Selim Ibraimi (@ISSDMacedonia)