Analisti nga Shkupi Arsim Zekolli në një postim në rrjetin Facebook thotë se Akademia dhe inteligjenca maqedonase është në thelb nacional-socialiste dhe raciste. Është degjenerim shpirtëror i kultivuar me dekada rresht gjatë komunizmit. Dhe pastaj heshturazi e toleruar nga diplomacitë ShBA-së, Gjermanisë, Francës, Austrisë, Holandës dhe Britanisë që Maqedoninë ta shikojnë në prizmin e “maqedonasve të butë vendor përballë ardhacakëve shqiptar të egër”! Në secilën shkronjë dhe shkresë të Akademisë dhe inteligjencës maqedonase për shqiptarët do të gjeni referenca të ‘Mein Kampf’- trajtimit të shqiptarëve sikur hebrenjt, referenca që amerikanët, gjermanët, holandezët, austriakët, francezët, dhe britanikët, intimisht e kuptojnë si aluzione të njohura dhe pjesë të diskursit vetanak-të brendshëm, të bazuar mbi memorjen historike dhe kulturën politike ndaj hebrenjve. Nëse kjo tingëllon e tepruar, ja një mendim si provokim: gjeni një prononcim qortues zyrtarë e ndëshkues të ShBA, Gjermanisë, Francës, Austrisë, Holandës dhe Britanisë për klithjet naziste “dhoma gazi për shqiptarët”? Kot do të kërkoni! Për dallim nga mllefosja e tyre për LGBT. Prandaj, kur i shikoni vizitat e tyre në Muzeun e Holokaustit, kuptoni si tentativa për të pastruar duart e veta nga ndërgjegja e papastër. Burimi i padënueshmërisë dhe lirisë maqedonase për ofendim, agresion, vdekje-dashje, nazi-socialism, urrejtje dhe racism, gjendet mu në këto përfaqësi diplomatike. Heshtja e tyre është pëlqim! Heshtja e tyre është inkurajimi për maqedonasit. Heshtja e tyre është aprovim! Heshja e tyre është forca e nacizmit maqedonas. (Facebook, Arsim Zekolli)