Zekolli: BDI në pritje të “kurbanit” të radhës!

Nga Arsim Zekolli- Hem i ofrojnë kryeministri, hem ja ngritin rejtngun nëpër anketa. Këtë trik të anketave të porositura të dizenjuara jo për të rritur rejtingun e liderit (Alies), por për të nënvlerësuar rivalet, e shpiku Zoran Zaevi për të eliminuar Radmilla Sheqerinskën. Duke e poshtëruar me 2% përkrahje karshi 22% përkrahje për Murtinezerin. I njëjti truk tani përdoret nga ahmetovitet për të ngritur Taravarin vetëm e vetëm për të nënvlerësuar Izetin. Siç pritej, pas vizitës së Taravarit në Prishtinë dhe ofertës ekspres nga Alia për kryeministri, "ahmetovitët" nuk kanë më fushë për zëvendësim të "izetovitëve" me forca të reja që do të mbushin zgrafellën që veç sa thellohet dhe zgjerohet rreth Reçiçës. Prandaj detyrohen që atë zgrafellë ta mbulojnë duke "shnukur" ndonjë votë këtu-aty. Kështu që, deshi nuk deshi, Aliu e ka patjetër me " therr naj Kurban" për të mbajtur ahmetovitët me peshë konkurrente. E tani, Aliu nuk e sakrifikon prapanicën e vet po edhe të prishet dynjaja. Do dëshironte ta hedh Musën, por nuk guxon pasi që "Musa din do sende". Blerimi është në fazën "transxhender" - mes dy kampeve në Saraj, të cilat më shumë i diktojnë Blerimit se sa Blerimi atyre. Kush do shkon Kurban?  https://www.facebook.com/arszek (Ed @CSSDMacedonia)