Nga Nijazi Muhamedi– Zaev, nga nogdauni që e mori nga vota shqiptare, jo vota e partive, iku gjoja në pushime, është si duket nga Liqeni i Prespës, jo për të pushuar, por për ta rrëzuar këtë votë me cingërima telefonatash në Tiranë dhe në Prishtinë ditën dhe me takime nate me “pehlivanët” e tjerë që i ka këtu, për t’u kthyer në Shkup si fitimtar në zgjedhje dhe fitimtar mbi shqiptarët e këtushem me intrigat mes tyre që na linin nënshtrimin.
Po, si tregojnë bathët, kësaj here pak janë gjasat që ky të kthehet nga Prespa edhe i pushuar, edhe shumë i fituar, sikur erdhi nga Halkidiki ku ish në pushime. kur bëhej Marrëveshja e Prespës dhe me shqiptarët mysafirë në vilën e tij,që i ka rrëzuar nga Prishtina e Tirana, erdhi dhe i theu shqiptarët këtu, si janë thyer shqiptarët këtu edhe më 1990, dhe më 2001 nga ato telefonata në Prishtinë dhe në Tiranë.
Pra, pushimi në Prespë, edhe pse me shumë gjasa, ia ka caktuar fallxhesha e qeverisë (është një falxheshë që moti e paguajnë kryeministrat maqedonas që u tregon kur të takohen dhe ku të takohen me “liderucët” shqiptarë), pak janë gjasat që të jetë fare i mbarë në këtë intrigë poshtërimi mbi shqiptarë. Ndër qarqe të afërta me “të thyerit” në Prishtinë po flitet prej mbrëmë se një i thyer nga Prishtina, që u përrallis një herë në këto zgjedhje, veç ka nisë të gjejë sofizmat e pakuptuara për të futur fitoren shqiptare në “tepsinë pushtetore koaliocionuese ndryshimtare” si pulën.në tra, po që tri ditë nuk po i hapet një telefonatë nga Tirana , ndaj ka shumë gjasa që të presë , dhe kjo le të nënkuptohet se mund të zgjasë edhe pushimin..! (Marrë nga profili i autorit në Facebook)
2020-07-20