“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saja detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”– ka shkruar në X, Ursula von der Leyen nga Komisioni Evropian. Pas inagurimit së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila nuk e ka përmendur në tërësi emrin kushtetues- Maqedonia e Veriut, e që buron nga Marrëveshja e Prespës, janë shtuar kritikat ndaj MV-së si nga Greqia, Bullgaria, SHBA dhe nga BE.
2024-05-12