Strander: Të shtunën, Rusia do të sigurohet të ndihmojë qeverinë serbe

Analistja amerikane Ivana Strander në një postim në rrjetin X, ka shkruar se Rusia dhe Serbia po koordinohen mirë para protestave të opozitës serbe të shtunën. “Për 48 orë do të ketë protesta masive në Serbi”. “Rusia ka akuzuar Perëndimin për komplot të një revolucioni me ngjyra. Qeveria serbe ka falënderuar inteligjencën ruse për informacionet”. “Të shtunën, Rusia do të sigurohet të ndihmojë qeverinë serbe dhe tashmë po vendosin kushte informative në propagandë se të shtunën mbrëma do të ketë operativë të armatosur të inteligjencës perëndimore”. Ndërkohë, “Telegrami” rus shërben si një platformë e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve si dhe dhënien e informacionit në lidhje me opozitën në Serbi. (@CSSDMacedonia)