Analistja nga SHBA Ivana Strander pas fitores së Millatoviqit në rrethin e dytë, ka shkruar se Mali i Zi, shteti anëtar i NATO-s është tani në duart e regjimit të Serbisë dhe Rusisë. “Ai (Millatoviqi) garoi nën ombrellën e demokracisë dhe rrugës së BE-së”. Shënoni fjalët e mia: “Vuçiç do të vazhdojë të përdorë Malin e Zi për të shantazhuar Perëndimin me strategjinë e tij të përshkallëzimit për të de-përshkallëzuar për të marrë atë që dëshiron”. (S.I. @CSSDMacedonia)
IVANA STRADNER është hulumtuese në ‘American Enterprise Institute’, programi Jeane Kirkpatrick.