Nga Selim Ibraimi – Rusia kthehet në Ballkan dhe Maqedoninë Veriore, por në një formë tjetër. Vaksina “Sputink-V” po ndryshon këtë partneritet strategjik të SHBA-së me shtetet e Ballkanit. Në lojë janë zemrat dhe mendjet e popullatës, veçanërisht maqedonasve dhe jo shqiptarëve që kanë orientime pro-perëndimore. Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të konsiderojë një plan vaksinash në Ballkan dhe në MV për të përballuar ndërhyrjen e re ruse. Vala e re ruse me vaksina duhet të shqetësojë qeveritë e shteteve të BE-së dhe SHBA-ve. Në pamundësi të BE-së dhe SHBA-së për të dërguar vaksina në kohë dhe për të gjithë në Ballkan, Moska këtë vakum po e mbush shumë lehtë për shkak të lidhjeve historike, fetare dhe kulturore me Ballkanin. (Intel Brief)