SELIM IBRAIMI

Hyrje-Për herë të parë pas një periudhe të paqartësive dhe mungesës së një plani të qartë amerikan ndaj debatit të hapur për kufijtë apo normalizimit të marrëdhënive Kosovë-Serbi, dje Departamenti i Shtetit pas takimit të sekretarit Mike Pomepo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç u deklarua se sekretari Pompeo vlerësoi marrëdhënien e fortë ShBA-Serbi.

“Sekretari dhe Presidenti Vuçiç diskutuan vizionin e ndërsjelltë të një rajoni të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdim të mbështetjes së Sh.B.A për Serbinë për integrimin në Bashkimin Europian. Sekretari Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në këtë synim strategjik duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rinisjen e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen e ndërsjelltë.

Sekretari përsëriti që të dy palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar të dyja vendet.”

https://www.state.gov/secretary-pompeos-meeting-with-serbian-president-aleksandar-vucic/

Koment: Ky evolim i qëndrimit të Departamentit të Shtetit erdhi në një kohë kur bisedimet Prishtinë -Beograd janë bllokuar dhe Serbia po vazhdon blerjen e armatimit nga Rusia. Më parë zyrtatë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, kanë qenë të ndarë rreth mënyrës së arritjes së një marrëveshje duke lënë vend për informacione të pasakta se cili është pozicioni amerikan rreth ndryshimeve kufitare dhe ecurisë së bisedimeve.

Megjithatë në vazhdim nuk dihet se çfarë do të përmbajë marrëveshja eventuale në mes dy shteteve dhe a do të kërkohet shkëmbim territoresh për të ardhur deri tek njohja reciproke. (ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)

 

 

 

 

[box type=”note” align=”aligncenter” ] Shënim: Ndalohet përdorimi i gjuhës së urrejtjes së çfarëdo natyre. Bordi redaksional i ISSDMaqedonia rezervon të drejtën të redaktojë dhe të mos publikojë materiale që shkelin të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, shtypin e lirë, integritetin individual, etnik, gjinor dhe social. Publikimi i intervistave dhe i analizave ka për qëllim përpunimin e çështjeve me karakter social, ndëretnik, ekonomik, politik dhe të sigurisë në interes të qytetarëve. Parandalimi i krizave të brendshme dhe të jashtme nëpërmjet platformave dhe mediave neutrale, të balancuara, të ndershme dhe objektive, është një nga prioritetet e programeve tona të Ndërtimit të Paqes, Menaxhimit të Konflikteve, Sundimit të Ligjit dhe programeve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Pikëpamjet e autorëve dhe të ekspertëve të jashtëm jo gjithëherë pasqyrojnë linjën dhe politikën redaksionale të ISSDMaqedonia [/box]