Recenzentët Dr. avid Ratliff, Dr. Anton Panchev, dhe Dr. Roland Gjoni rreth librit "Beteja Vendimtare" të autorit Selim Ibraimi
Edhe një herë, Selim Ibraimi ka shkruar një analizë brilante të mjedisit kompleks gjeopolitik në Ballkan. Njohja e thellë e Selimit për shumë çështje komplekse në zonë është e paarritshme. Ai e kupton ndikimin akut të historisë së Ballkanit dhe se si kjo histori vazhdon të ndikojë në bindjet dhe diskursin politik të rajonit. Nga pushtimi dhe sundimi i Perandorisë Osmane, që zgjati nga shekulli 14 deri në fillim të 20-të në disa territore, deri në nënshtrimin komunist të zonës pas Luftës së Dytë Botërore, fundi i sundimit osman dhe rënia e shtetit komunist në Ballkan, secila nga ana tjetër, krijoi kërdi dhe urrejtje që vazhdojnë. Ballkani simbolizon flluska me populizëm ekstremist të djathtë, polarizim, tribalizëm dhe autokraci. Selimi kap pyetjet e ndërlikuara dhe të mprehta që shqetësojnë dhe dëmtojnë rajonin. Analiza e tij për të gjitha çështjet dhe shqetësimet e shumëllojshme në Ballkan është e frymëzuar dhe libri i tij është me vlerë leximi.
David Ratllif, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Webster University, ish analist dhe planifikues në Divizionin e Inteligjencës dhe Programeve, US Transcom Departamenti i Mbrojtjes, ShBA.
Kurdoherë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike, Selim Ibraiimi në librin e ri “Beteja Vendimtare” shtjellon proceset komplekse gjeopolitike në Ballkan. Libri i Selim Ibraimit vjen në një kohë kur paqja e brishtë e ndërtuar me ndërhyrjen e fuqishme ndërkombëtare në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni rrezikohet sërish nga rënia e interesit amerikan, paqartësia e procesit evropianizues të rajonit dhe rritja e rolit të aktorëve tradicional gjeopolitik në rajon siç janë Rusia dhe Turqia.
Me mprehtësinë dhe objektivitetin e spikatur, Ibraimi paralajmëron nevojën për rikthim të vëmendjes së Perëndimit ndaj Ballkanit ku në vitet e fundit rritja e autoritarizmit dhe diskursit nacionalist po jep shenja të qarta se mungesa e konflikteve të dhunshme nuk nënkupton paqe të qëndrueshme.
Libri nxjerr në pah proceset e luhatjeve identitare, gjeopolitike dhe presionet për ndryshime territoriale të cilat mund të çojnë në rikthim të konflikteve të ndërlidhura në rajon që kanë mbetur pezull edhe pas pavarësimit të Kosovës.Si i tillë, ky libër është material me vlerë për njohësit e rajonit dhe politikbërësit vendor dhe ndërkombëtar.
Dr. Roland Gjoni, Univeristy College Dublin (UCD), Irlandë.
Rajoni i Ballkanit, që nga hapja e “Çështjes Lindore”, në vazhdimësi ka prodhuar jostabilitet dhe është bërë në Evropë simbol i plasaritjeve të përhershme. Proceset për integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në NATO dhe në BE, kanë shuar shumë nga konfliktet midis shteteve dhe popujve në rajon, por ende ka pengesa me karakter të ndryshëm, si edhe forca të brendshme dhe të jashtme, të cilat bëjnë përpjekje për ndalimin e proceseve pozitive dhe synojnë kthimin në kaosin e vjetër përmes ndryshimit tëi kufijve. Libri “Beteja vendimtare” i ekspertit Selim Ibraimi trajton në mënyrën e duhur këto zhvillime politike dhe gjeopolitike, zbulon kundërshtimet e thella midis pikëpamjeve ideologjike rreth së ardhmes së vendeve ballkanike dhe rrugën e vështirë të shteteve të reja në Ballkan për gjetjen e zgjidhjes së problemeve të shumta, si brenda shteteve, ashtu edhe midis tyre. Autori e ka nxjerrë në pah edhe rolin kryesor të Fuqive të Mëdha për zhvillimin e të gjitha këto proceseve. Pa dyshim, studimi “Beteja vendimtare” i Selim Ibraimit është një kontribut i çmueshëm dhe objektiv sa u përket hulumtimeve në lidhje me zhvillimet historike, politike dhe gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës. Ky studim i jep lexuesit mundësi të marrë njohuri të shumta për çështjet më të rëndësishme bashkëkohore, të cilat kanë ndikim vendimtar mbi të ardhmen e Ballkanit.
Asst. Prof. Anton Panchev, Departmenti is Studimeve Ballkanike. Sofia University “St. Kliment Ohridski”

