Nga Vesel Makolli-
Përshtypje nga leximi i romanit “Mona” të Jusuf Buxhovit
E lexova me shume andje ketë roman te Jusuf Buxhovit, në të cilin nepërmes personazheve të tij pasqyrohen ngjarjet e luftës, e në veçanti ato të pasluftës . Autori e thotë se ngjashmeritë e mundshme të personazheve me realitetin janë të rastësishme, por neve ql e kemi përjetuar atë kohë, ngjarja e romanit na tangon në të gjitha ato “marifetet” e mbrapshta që ndodhen pas lufte dhe të cilat na sollen në këtë “derexhe”.
Në roman bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen “tradhtarët” dhe “armiqtë” që pastaj ose linçohen ose vriten, për ç’gjë, Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar.
Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë, ku edhe në menyrë tejet makabre poshtnohet nga militantët e organizuar, për t’u gjuajtur në një gropë ku mrizojnë bagëtia. Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë i bashkon përfundimi se bëhet fjalë për një vrasje të paralajmëruar me motive politike.
Rrethanat e krijuara, pas lufte gjithnjë me perkrahjen e nderkombëtareve, i shfrytezuan grupet e armatosura revolucionare, për marrjen e pushtetit me mjete revolucionare, ku parulla se “po pengoheshin titistët të vazhdonin pushtetin”, luajti një rol të rendësishëm. Keto mjete ata i perdorën gjatë dhe pas bombardimeve të NATO-s, me ç’rast vriten shumë e shumë intelektualë dhe aktivistë të lartë të LDK-së (njeqind e dy të evidentuar), të angazhuar në pushtetin paralel shumëvjeçar.
Romani perfundon me slloganin e VLERËS “Oh Amerikë, Amerikë”. Vlera pershkruhet si një intelektuale e paraluftës, e viktimuzuar dhe e shpalluar e çmendur pas luftës, nga grupet “revolucionare” apo nga patriotët mashtrimtar si quhen në këtë roman.
Ja vlenë shumë të lexohet nga të gjithe shqiptarët, e sidomos nga kosovarët.


