SELIM IBRAIMI- Mediat në Shkup njoftojnë se jozyrtarisht, LSDM dhe BDI i kanë vendosur kontaktet e para për formimin e qeverisë. Presidenti i VMRO-së Kristian Mickovski njoftoi gjithashtu se ai po zhvillon takime me partitë politike. Le të fillojmë me lojtarët politikë që u shfaqen në skenë dhe që kanë bërë disa lëvizje publike. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti u takua me kreun e partisë Besa Bilall Kasamin, një parti shqiptare që u detyrua të krijojë një koalicion së bashku me Zoran Zaevin e LSDM-së në zgjedhjet e 15 korrikut. Partia e Kasamit fitoi gjithsej katër vende, duke krijuar një avantazh prej dy vendesh kundër Kristian Mickovskit të VMRO-së (46-44), ndërsa BDI fitoi gjithsej 15 vende. Së bashku me 46 deputetë të LSDM-së dhe 15 deputetë të BDI-së, po bëhet një shumicë e thjeshtë për të formuar një qeveri të re.

Ky afrim i pozicioneve publike midis Ahmetit dhe Kasamit është një urë për një qeveri të re që do të diskutohet midis partnerëve më të mëdhenj LSDM dhe BDI. Kasami më parë ka akuzuar dhe kritikuar BDI-në për korrupsion dhe krim të organizuar, dhe së fundmi  gjatë fushatës idenë BDI-së për kryeministër. Ai ka bërë kohë më parë të njëjtat akuza ndaj Zoran Zaevit. Por siç e shihet, pushteti dhe qeverisja janë dy gjëra të ndryshme dhe nuk është e kotë kur thuhet se pushteti dhe zyrat ndryshojnë mënyrën e retorikës.

Ahmeti-Kasami

Një qeveri e re e mundshme midis BDI-së dhe LSDM-së synon rrugën drejt të ardhmes europiane, mirëpo BDI për sa kohë që ka aftësinë të kthejë partnerët nga armiqë në miq dhe anasjelltas do të jetë partia kryesore e menaxhimit të krizave dhe të lojrave politike. Tani forcat që mund të formojnë qeverinë e re të Maqedonisë Veriore po bëhen të qarta.

Një qeveri e tillë me këta partnerë do të kundërshtohet nga partitë e opozitës që besohet se do të jenë një opozitë e fortë. Aleanca në mes BDI-së dhe Besës në qeverinë e Zaevit mund të ketë efekte pozitive, për shkak të përvojës së BDI -së në pushtet. Sidoqoftë, mbetet të shihet se çfarë efekti publik do të ketë takimi i fundit midis Ahmetit dhe Kasamit. Partitë që do të qëndrojnë në opozitë do të duhet të gjejnë forcën për tu rikuperuar deri në zgjedhjet lokale. (Koment ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)