Nga ILIR ZENKU-Sh.B.A.-Ka kohë që jam i angazhuar 24/7 me përballimin e krizës që erdhi në punë si ndonjë stuhi dhe akoma po punojmë orë të gjata në drejtime të ndryshme të përballojmë ndryshimet.
Mirëpo dua të ndaj me ju një moment që duhet të ndodhë me secilin dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejtë. Duhet të kalojmë nga lufta për mbijetesë në betejën tjetër të lulëzimit, garimit, dhe në fund të fitojmë. Kjo është tema të cilën e përsërisim me të gjitha grupet në punë dhe dua të fillojmë të mendojmë edhe në anën shoqërore të komuniteteve tona.
Kjo krizë nuk do të kalojë pas ndonjë date kalendarike të caktuar nga presidenti Trump apo nga governatorët e shteteve tona. Ne jemi në një botë tjetër e cila ndryshoi ngjajshëm pas ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit të 2001. Pas atij sulmi, filluam të gjithë t’i heqim këpucët para se të futemi në aeroplan dhe këtë ne e pranuam si normale dhe të re.
Kjo është një normale e re që e pranuam pas 11 shtatorit. Edhe tani pas COVID-19, do të kemi një normale të re e cila do jetë me ne për një kohë shumë të gjatë. Ja që ndodhi dhe të gjithë i kishim fazat e para të krijimit të një normale të re ku vetë dhe familja do ndihej disi e sigurtë.
Filluam të gjithë me gjendjen e mbijetesës. Kjo ështe normale dhe mund të jemi në këtë fazë për sasi kohe të ndryshme. Kjo situatë na afroi edhe më shumë me miqtë dhe familjen. Po kontrollojmë njëri-tjetrin çdo ditë se si shkojnë punët se gjithçka mund të ndryshojë brenda ditës.
Krijuam rutinë të re dhe tani duhet të mendojme si të kalojmë nga veprimet për mbijetesë në veprimet për të garuar, për të fituar, në këtë botë të re. Kjo botë e re ka garues të ri e të reja tjera. Dikush më i përgatitur e dikush tjetër më i papërgatitur, mirepo ja që gara filloi.
Tani, duhet të gjithë të kalojmë nga faza e mbijetesës që tenton të zvoglëojë dhe eliminojë ndryshimet të cilat sjellin edhe risqe të reja. Kjo tani është realiteti i ri dhe duhet sa më shpejtë të adaptohemi dhe të garojmë. Bota e re nuk pret që të gjithë të marrin kohën sipas qefit të vet dhe të adaptohen. Bota e re garon në këtë normale të re. Ne duhet të garojmë. Duhet të mendojmë se si të fitojmë, sepse nuk kalohet jeta në mbijetesë.
Ju dëshiroj mendime garuese e fituese këtë fundjavë!
[box type=”warning” align=”aligncenter” ] Ilir Zenku:“Ne jemi në një botë tjetër e cila ndryshoi ngjajshëm pas ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit të 2001. Pas atij sulmi, filluam të gjithë t’i heqim këpucët para se të futemi në aeroplan dhe këtë ne e pranuam si normale dhe të re. Kjo është një normale e re që e pranuam pas 11 shtatorit. Edhe tani pas COVID-19, do të kemi një normale të re e cila do jetë me ne për një kohë shumë të gjatë”.[/box]
*Shkrimi është marrë nga profili i autorit në Facebook. z. Zenku, punon në Universitetin e Illinoisit në Chicago si zv. President për teknologjitë spitalore.