(Selim Ibraimi)- Ndërsa zërat për unitet në partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut po rriten, disa pyetje mbeten të hapura të cilat kërkojnë përgjigje. Le të shkojmë te një pyetje. A do të mund të qëndrojnë bashkë tre liderët Kasami, Gashi dhe Mexhiti deri në fund të betejës, pa shkaktuar probleme derisa partinë e Ahmetit BDI ta rrëzojnë nga pushteti? Nëse ata bien dakord për disa kushte që kërkojnë jo luftë të brendshme se kush do të bëhet lideri i opozitës, atëherë kjo është rruga e drejtë. Nëse keqkuptimet do të nisin para, atëherë kjo nuk është mënyra se si duhet të bashkohet opozita. Ekziston një mundësi apo një ngjarje publike që duhet të përdorë opozita shqiptare në Maqedoni, e cila konsiston në përdorimin e skandaleve të fundit brenda BDI-së, duke shpalosur në tërsi piramidën e tyre financiare të përvetësuar në mënyrë të dyshimtë sipas kritikëve. Në anën tjetër, me rëndësi është të njoftohet opinioni se nuk ka qendër politike dhe ekonomike e cila është kundër BDI-së në Maqedoni. (24.7.2023)
2023-07-24