Në mes të krizës së thellë sociale dhe pandemisë, ministrat e Zaevit lavdërohen!

Analizë nga Selim Ibraimi- Ministrat e qeverisë së Zaevit janë lavdëruar gjerësisht sot, duke filluar me vetë kryeministrin Zaev, zv. kryeministrin e parë Artan Grubi, ministrin e Jashtëm Bujar Osmani i cili ka biseduar me Filip Rikerin në Departamentin e Shtetit dhe shumë të tjerë që folën për bujqësinë dhe blegtorinë.

Edhe pse ministrat janë shumë të lumtur për vendet e reja të punës, situata ekonomike në Maqedoninë e varfër është e mjerueshme. Radhë të gjata të qytetarëve po shohim para bankave në kohë të pandemisë, pasi një bankë në Shkup falimentoi. Pavarësisht buzëqeshjeve dhe pozave, ministrat duhet ta marrin seriozisht punën e qeverisjes, sepse qytetari është thyer nga premtimet e kota elektorale.

Më parë, rruga për në BE ishte e hapur, por për shkak të kufizimeve të pandemisë, të gjitha rrugët tokësore dhe ajrore janë mbyllur dhe presioni ekonomik mbi qeverinë do të rritet edhe më shumë.

Qeveria e Zaevit duhet të menaxhojë krizën e ardhshme, e cila mund të shëndërrohet në një krizë politike dhe etnike. Një krizë e madhe shoqërore e ka kapluar Maqedoninë, e cila shpreson të hapë kapituj me BE këtë vit. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje që nuk duhet jenë të pjesshme, por të përgjithshme dhe pa dallime. (ISSDMaqedonia @CSSDMacedonia)