Nazim Alimi: “Marsi i vitit 2022, shënon fillimin e rënies së ‘perandorisë ruse’ dhe të Putinit”.

Nga Nazim Alimi, SHBA- Marsi i vitit 2022 shënon fillimin e copëtimit të Perandorisë Ruse apo shkurt të Putinit, pasi që sigurimi i shtetit, ushtria ruse, bashkë me Kishën Ortodokse janë në prag të rënies së tyre. Si shenjë e parë, mund të themi se është projekti i tyre shekullor për dominim ndaj popujve tjerë, por kjo tash shihet si projekt që ka hasur në pengesa dhe po ju kthehet si bumerang në Ukrainë. Projektet e tyre tani kanë filluar të shemben. Rusia ‘cariste’ e Putinit duke menduar se do t’ia arrijë qëllimit me Ukrainën dhe do të vazhdojë lojën në Ballkan dhe BE, megjithatë i doli e kundërta. Megjithë ato dobësitë që i përmendëm më lartë, duhet theksuar se Rusia për t’i mbuluar pamundësitë e saj apo strategjinë e dështuar dhe për të treguar një farë prestigji që e kanë humbur në Ukrainë, mund të vazhdojë të nxit politika të luftës në Ballkan dhe në vendet tjera të Evropës, pikërisht atje ku mund të përzihen rusët.

Në rast se lufta nuk do të ndalet, atëherë Rusia do të mundohet me të gjitha format që ta shkatërrojë Ukrainën dhe shtetet tjera duke përdorur armë kimike por edhe ato bërthamore. Duhet thënë se Rusia e Putinit mund edhe të përdorë bombën atomike, por mjegulla në formë këpurdhe do ta zë edhe vetë Rusinë dhe numri i popullatës ruse si e pafajshme do të zvogëlohet. Të shpresojmë se armët kimike dhe atomike nuk do të përdoren, pasi janë si armë të ‘vdekura’për shekullin e ri. SHBA dhe shqiptarët në Ballkan gjithashtu bashkë me kombet demokratike duhet të shtojnë vigjilencën ndaj veprimeve të përbashkëta serbo-ruse për destabilizim.

(Redaksia e ISSDM jo gjithëherë pajtohet me opinionet e autorëve të jashtëm).