Nga Dr. SELIM IBRAIMI- Gjithnjë kur një luftë shpërthen, ekziston mundësia që shtetet fqinje të përfshihen qoftë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi nga efektet e propagandës dhe mjeteve tjera hibride. Në rastin e Ukrainës, Rusia qysh herët është kujdesur që nëpërmes njësive speciale, në rast të përshkallëzimit të konfliktit, të aktivizojë aktorë jo shtetërorë në nxitjen e urretjes në mes grupeve etnike dhe fetare. MPJ e Rusisë luan një rol qendror në këtë fushatë, duke e justifikuar sulmin në Ukrainë me ‘planin’ e laboratoreve të fshehta amerikane. Metoda të tilla dikur BRSS-ja përdori në Ukrainë, në vitet 1932-33 duke shkaktuar një fatkeqësi të përmasave globale që ndryshe quhet si “Uria e Kuqe”. E njëjta po ripërsëritet sot në Kiev dhe pjesët e pushtuara të Ukrainës.
Rusia në Ukrainë i ka bërë të qarta qëlimet dhe disa shkojnë jashtë kufijve të saj. Çdo pjesëmarrje tjetër e anëtarëve të NATO-s dhe të BE-së në mbështetje të Ukrainës, nga politika zyrtare e Kremlinit cilësohet si armiqësore dhe po të njëjtat janë në shenjë të hakmarrjes ruse. Tani për tani, ekziston vetëm një rrezik i nivelit të ultë të destablizimit të Ballkanit Perëndimor nga Rusia dhe mesatar poqese lufta do të zgjatet.
BE dhe NATO pavarësisht fundit të luftës ruso-ukrainase do të duhet që së shpejti të bëjnë pranimin e anëtarëve të rinj nga Ballkani, si një mur ndaj Rusisë qoftë tani dhe në të ardhmen. Rusia e Putinit tenton të vendosë rregulla të reja të sigurisë në Evropë. Dhe jo vetëm kaq. Nyja kryesore e çdo destabilizimi të mundshëm në rajon mbetet politika aktuale e Beogradit, ajo e Milorad Dodikut dhe siç dihet Kosova Veriore. —Uashingtoni përkundër qëndrimit të dyfishtë të Serbisë ndaj luftë së re në zemër të Evropës, vazhdon ta mbështesë politikën e qeverisë dhe presidencës serbe. (I)