SELIM IBRAIMI-Viti 2020 do të jetë vit vendimtar për Ballkanin dhe debatin e ndryshimeve kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Emërimi i diplomatit Mathew Palmer si i dërguar special për Ballkanin, tregon për intresimin e Uashingtonit që të mbyllen çështjet e hapura në Ballkan.
Dy pika nevralgjike janë ku Palmer do të fokusohet gjatë misonit të vështirë që ai e ka pranuar. E para, Bosnja ku federata është buzë rënies dhe e dyta, normalizimi i marrëdhënieve serbo-kosovare e cila do të kërkojë kohë dhe një plan të ri amerikan se si të arrihet deri tek zgjidhja përfundimtare ku veriu tashmë paraqet një ndër pikat më të vështira dhe të rrezikshme për shtetësinë e Kosovës.
Nuk ka dilemë se Uashingtoni është i interesuar që Serbia të hyjë në BE dhe të largohet nga sfera ruse, dhe këtë po e synon ta arrijë duhet i ofruar lëshime Serbisë në rajon e cila duhej të mbyllet sipas Departamentit të Shtetit me një njohje reciproke dhe marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.
https://www.state.gov/matthew-palmers-appointment-as-special-representative-for-the-western-balkans/
Pala serbe që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008 ka qenë e angazhuar që jashtë ta dëmtojë Kosovën, ndërsa qeveritë e Kosovës kanë pasuar një dështim të përgjithshëm duke përfshirë këtu diplomacinë kosovarenë për sa i përket njohes së shtetësisë së Kosovës.
Diplomati Palmer, nuk do të ofrojë diçka specifike dhe kjo do të varret nga qeveria e Kosovës që do të dalë nga zgjedhjet e tetorit, ndërsa Serbia pret sinjale pozitive nga Palmer.
Përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tani edhe Departamenti i Shtetit po tregohet më vigjilent ndaj kërcënime të reja që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ShBA.
Palmer është njohës i mirë i rajonit, Bosnjës dhe Serbisë ku ka ushtruar detyrën e gazetarit në Bosnjë dhe në Serbi si zyrtarë i DASH-it.
Loja në fund do të jetë me kufijtë duke e izoluar rastin vetëm në mes Prishtinës dhe Beogradit. Se sa sukses do të ketë Palmer në parandalimin e efekteve kufitare, kjo do shihet gjatë 2020-tës dhe vizitës së paralajmëruar rajonit.
(ISSDMaqedonia-@CSSDMacedonia)